Postuar: Shkurt 14, 2025 | 22:56
VIDEO/ “Ka ardhur koha për sfida të reja”, klubi ukrainas prezanton Ermir Rashicën
Ermir Rashica nga dita e sotme i është bashkuar klubit të Metalist 1945 në Ukrainë, për të vazhduar karrierën e tij në radhët e kësaj skuadre. Sulmuesi i ka dhënë lamtumirën Skënderbeut, për t’u transferuar në kategorinë e dytë ukrainase, ku ka përfunduar klubi për shkak të zhvendosjes që pat skuadra gjatë luftës.

Klubi e ka prezantuar atë me një video të shkurtër, ku Rashica flet për veten dhe atë që synon të arrijë në kampionatin ukrainas.

“Ka ardhur koha për sfida të reja, ndaj jam këtu”, thotë sulmuesi shqiptar i cili do të mbajë numrin 19 në këtë aventurë të re për karrierën e tij.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













