VIDEO/ Javë ngjarjesh të rënda në Vlorë, Ferko “driblon”: Nuk kam asnjë koment! Të larguarit? Nuk ka të tjerë përveç…
Sekretari i përgjithshëm i Flamurtarit, Alfred Ferko, ka preferuar të mos lëshojë deklarata pas ndeshjes së skuadrës së tij dhe Teutës, në të cilën tifozët “mësynë” në fushë për të goditur lojtarë durrsakë duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta.

“Nuk kam asnjë koment”, ishte përgjigja e tij e prerë për RTSH pas ndeshjes, i pyetur rreth kësaj situate të krijuar në stadiumin “Flamurtari”.
SHIH VIDEON
Ai gjithashtu insistoi se nuk kishte më emra të tjerë të larguar, përveç Bathës, për të cilin klubi kishte mbajtur edhe qëndrim zyrtar. “Përveç atij që kemi dalë në deklaratë, nuk ka të tjerë. Ekipi vazhdon, është siç e patë në gjendje të luftojë dhe reagojë. Për këto më tepër do flasë trajneri”, tha Ferko.
PANORAMASPORT.AL













