VIDEO/ Iu bashkua me bujë Partizanit, por nuk debutoi kurrë! Mbrojtësi 22-vjeçar bën protagonistin te kombëtarja e Nigerisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2025 | 21:32

VIDEO/ Iu bashkua me bujë Partizanit, por nuk debutoi kurrë! Mbrojtësi 22-vjeçar bën protagonistin te kombëtarja e Nigerisë

Ismaila Sodiq rezultoi një telenovelë me fund jo fort pozitiv! Mbrojtësi nga Nigeria, iu bashkua Partizanit, në merkaton e janarit, por nuk arriti të debutonte kurrë, pas nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kuq, duke u larguar më pas drejt kampionatit nigerian, teksa aktualisht është pjesë e Remo Starts. 

nigeria

22-vjeçari së fundmi është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Nigerisë, ndërkohë që u shndërrua në protagonist në duelin ndaj Ganës, duke asistuar në minutën e 14-të, për golin e shënuar nga Desers.  

PANORAMASPORT.AL