VIDEO/ I mjaftojnë vetëm dy minuta në “Arena e Demave”, kolumbiani debuton me gol te Partizani B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2025 | 19:43

VIDEO/ I mjaftojnë vetëm dy minuta në “Arena e Demave”, kolumbiani debuton me gol te Partizani B

Diego Luiz Aparicio Kontreras është një nga afrimet e Partizanit gjatë merkatos së dimrit, për ekipin B. 21-vjeçari nga Kolumbia është sulmues dhe dje pati debutimin e tij në Kategorinë e Tretë.

bandicam 2025-02-23 19-39-19-480

Kontreras u aktivizua në pjesën e dytë. Dy minuta i mjaftuan në fushën e “Arena e Demave” për të lënë shenjën e tij.

21-vjeçari shfrytëzoi harkimin nga këndorja, për të shënuar me kokë. Partizani B mposhti Europianin FC me rezultatin 5-0. Pas 9 javësh të luajtura, janë pikërisht ata që kryesojnë renditjen.

Goli i Kontreras në debutim me Partizanin B: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL