VIDEO/ Goli i Viniciusit tërbon portugezët e Benfikës, gjyqtari ndërpret ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 22:18

VIDEO/ Goli i Viniciusit tërbon portugezët e Benfikës, gjyqtari ndërpret ndeshjen

Situatë kaotike në duelin mes Benfikës dhe Realit të Madridit. Goli i Vinicius Zhunior në minutën e 50-të dhe festa e yllit brazilian tërboi vendasit, të cilët nuk i kursyen koret raciste ndaj futbollistit të Realit, teksa nuk munguan as momentet e tensionit mes të dyja skuadrave.

vini

Në këtë moment gjyqtari detyrohet të ndërpresë ndeshjen për disa minuta, duke këshilluar skuadrën e Benfikës, se në rast se këto situata përsëritet, penalitetet do të jenë të rënda. Ndeshja rifilloi pas afro 10 minutash ndërprerje, teksa gjyqtari këshilloi edhe argjentinasit Prestiani, i cili u bë protagonist në këtë episod.

SHIKONI VIDEON 

PANORAMASPORT.AL