VIDEO/ Goli i Dodajt në minutën e 95-të vendos supersfidën, Vllaznia mund Elbasanin dhe merr arratinë drejt titullit
Vllaznia ka bërë një hap shumë të rëndësishëm me fitoren 2-1 ndaj Elbasanit, ndjekësit më të afërt, duke marrë arratinë në kryesimin e Superiores drejt titullit kampion.

Skuadra e Edi Martinit, ashtu si zakonisht, ka diktuar ritmin e saj në pjesën e parë, ku edhe gjeti golin me Balajn, për të administruar shifrat e tentuar me kundërsulme në të dytën. Goli i Boje prishi disi planet e shkodranëve, derisa erdhi edhe goli i Dodajt në shtesën e takimit, për të mbyllur sfidën me suksesin 2-1 të Vllaznisë.
VLLAZNIA-ELBASANI 2-1
23′ Balaj, 90’+5′ Dodaj / 80′ Boje
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Vllaznisë.
90’+7’ Dodaj ndëshkohet me të verdhë pasi hoqi fanellën te festimi i golit.
90’+5’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi nga e djathta, sfera shkon në shtyllën e dytë ku Dodaj shtyn sferën në rrjetë. (VIDEO)
90’+3’ Pas një rivënie anësore, sfera shkon te Kallaku i cili gjuan në një pozicion të mirë, por nuk gjen portën e Elbasanit.
90’+3’ Tension në zonën e Elbasanit para një goditje këndi, Gurishta e Olberkis përfundojnë të ndëshkuar me të verdhë.
90’+2’ Qato gjuan në hyrje të zonës, Olberkis devijon në këndore.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Një harkim në zonën e Elbasanit devijohet me kokë nga Balaj, por pa i dhënë forcën për të shqetësuar Janaçek.
84’ Protesta të Elbasanit për një faull të Lleshit që gjyqtari e akordon me vonesë, pasi verdheblutë po bënin një aksion të rrezikshëm, Bunjaku ndëshkohet me të verdhë për protesta. (VIDEO)
83’ Nongoh dhe Lleshi hyjnë në fushë në vend të Lajthisë dhe Tsague në radhët e Elbasanit.
80’ GOOOL ELBASANI! Një harkim i Mustës nuk largohet nga mbrojtja e Vllaznisë me sferën që shkon te Boje, i cili nuk gabon para Pohls. (VIDEO)
78’ Çelikoviç merr vendin e Malës në radhët e Vllaznisë.
76’ Tsague niset drejt zonës, shmang Pohls dhe çon sferën në rrjetë. Por goli bëhet i pavlefshëm nga pozicioni jashtë loje i tij. (VIDEO)
74’ Kallaku provon përsëri nga e majta, Olberkis devijon sferën në këndore. (VIDEO)
72’ Lojë me shumë gabime nga të dy ekipet, që humbin shpejt topin në mesfushë.
66’ Qato dhe Dodaj hynë në fushë në vend të Bismark dhe Kastratit në radhët e Vllaznisë. Bunjaku merr vendin e Loukilit te Elbasani.
64’ Shkodranët shkojnë me kombinime të shumta në zonën e Elbasanit, Kallaku mposht Janaçek por Olberkis në vijën fatale largon topin. (VIDEO)
60’ Tsgaue provon nga distanca të gjejë rrjetën, sfera devijohet dhe shkon në këndore. (VIDEO)
55’ Gurishta provon nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Janaçek.
54’ Shkodranët pretendojnë për penallti për një prekje topi me dorë nga Kasa, gjyqtari lë lojën të vazhdojë ndërsa nuk sinjalizohet as nga VAR-i. (VIDEO)
46’ Kallaku gjuan nga e majta, pa gjetur portën e miqve.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje nga trajnerët në rreshtime gjatë pushimit
45’+4’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Vllaznisë.
45’+1’ Pas një harkimi të Loukilit nga një goditje dënimi, Boje gjuan me kokë por gjen devijimin e Pohls në këndore. (VIDEO)
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Boje nis menjëherë një aksion të rrezikshëm për Elbasanin pas gabimit të Gurishtës, pasimi i tij te Loukili nuk shfrytëzohet nga ky i fundit për shkak të terrenit të rënduar që bllokon sferën.
42’ Boje merr vendin e Diallo të dëmtuar tek Elbasani.
42’ Kallaku tenton nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Elbasanit. (VIDEO)
41’ Predhë e Kastratit nga jashtë zonës. Janaçek përgjigjet me një grushtim.
40’ Tsague ndëshkohet të verdhë pas një faulli ndaj Bajramit.
39’ Olberkis gabon para zonës, por Bismark nuk i heq dot topin nga këmbët për të përfituar e krijuar një rast të rrezikshëm, me mbrojtësin që largon sferën.
38’ Shumë paqartësi nga të dy skuadrat në këto minuta, pasi nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme pranë portave kundërshtare.
29’ Krymi harkon në zonë për Bismark, i cili gjuan me kokë pa gjetur portën e Elbasanit.
23’ GOOOL VLLAZNIA! Një aksion i gjatë i shkodranëve mban verdheblutë në zonë, në fund është Balaj i cili gjuan dhe mposht Janaçek. (VIDEO)
22’ Diallo gjuan nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën e Pohls. (VIDEO)
17’ Një gjuajtje e fortë e Kastratit pas një goditje këndi bllokohet nga mbrojtja e verdhebluve.
14’ Loukili ka mundësinë të rrezikojë me një goditje dënimi, por çon sferën shumë larg portës së Pohls.
9’ Aksion i gjatë i Vllaznisë që tenton me harkime në zonë dhe gjuajtje në kufijtë e saj, por pa arritur të vërë në vështirësi Janaçek. (VIDEO)
5’ Lajthia shkëputet në krahun e majtë, gjuajtja e tij është gjithsesi larg portës së mbrojtur nga Pohls. (VIDEO)
2’ Diallo provon me të majtën nga jashtë zonës, topi nuk gjen portën e Pohls.
1’ Nis dueli në ”Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls, Bajrami, Gjini, Jago, Gurishta, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Bismark, Balaj.
Trajner: Edi Martini
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Musta, Lila, A, Kasa, Manellari, Loukili, Ibrahim, Diallo, Lajthia, Tsgaue.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













