VIDEO/ Goleadë ndaj shkodranëve, Partizani B me përforcime nga Superiorja dominon Kategorinë e Tretë
Skuadra e Partizanit B vazhdon dominimin e saj në Grupin A të Kategorisë së Tretë, duke regjistruar fitore pas fitoreje dhe për më tepër me diferenca të thella.

Ekipi i drejtuar nga Reinaldo Kalari, sot ka mundur me shifrat 7-1 skuadrën e Olimpik Shkodra, duke treguar edhe një herë se ka një diferencë shumë të thellë me të tjerët. Kjo, edhe nga fakti se është i përforcuar me lojtarë të cilët janë pjesë e ekipit të parë në Superiore si Jata, Mando e Çipi të cilët luajtën sot nga minuta e parë.
SHIH GOLAT (VIDEO)
Tre gola të Gjecit, dy nga Kontreras si dhe një nga Mando e Kokomani, bënë të thjeshtë këtë fitore për kryeqytetasit, të cilët janë të shkëputur nga Eagle për momentin me 4 pikë diferencë.
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Klosi mundi 4-3 Bulqizën, ndërsa Albpetrol fitoi 3-0 ndaj Osumit.
RENDITJA: Partizani B 26 pikë, Eagle 22, Shiroka 19, Bulqiza 17, Klosi 16, Europiani 12, Himara 10, Olimpik Shkodra 3.
PANORAMASPORT.AL













