VIDEO/ Goditje kampionësh, Egnatia mposht Partizanin dhe vazhdon arratinë me fitoren e 6 radhazi në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 23:33

VIDEO/ Goditje kampionësh, Egnatia mposht Partizanin dhe vazhdon arratinë me fitoren e 6 radhazi në Superiore

Egnatia ka mposhtur Partizanin me shifrat e pastra 2-0 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 25-të në Superiore.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Sfida u zhbllokua që në minutën e 5-të ku Domgjoni gaboi me pasimin e tij dhe Lushkja përfitoi duke shënuar një gol të bukur me parabolë. Në pjesën e parë pati një zëvendësim të detyruar ku Malota u largua dhe i la vendin Sotës.

Në pjesën e dytë Uotlai realizoi golin e dytë për rrogozhinasit, por festa iu prish për pozicion jashtë loje. Më pas ishte Eljon Sota i cili shënoi me kokë për Egnatian, por nuk festoi duke qënë një ish-lojtar i Partizanit.

Kjo është fitorja e 6-të radhazi për kampionët në fuqi në kampionat, ndërsa numërojnë 9 fitore në të gjitha kompeticionet, dy në Kupë dhe një në Superkupë. Ndërsa për Partizanin është humbja e parë pas ardhjes së Veselinoviç duke qenë që në ndeshjen me Bylisin, trajneri serb ndodhej në tribunë.

EGNATIA 2-0 PARTIZANI

5′ Lushkja, 61′ Sota

NGJARJET KRYESORE

90’+5′ Mbyllet sfida, fiton Egnatia!

90’+2′ Egnatia pranë golit të tretë me Fernandon, por gjuajtja e brazilianit bllokohet nga Qirko. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

90′ Aleksi merr karton të verdhë dhe mungon në transfertën me Skënderbeun.

81′ Buxhelaj i lë vendin Atanaskoskit.

80′ Tre zëvendësime te Egnatia! Lushkja, Ujka dhe Bakajako lënë fushën e lojës. Ka minuta për Leo Melo, Dylis dhe Jahaja.

80′ Ndreca shkakton faull ndaj Zekës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

77′ Mehmeti lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Jata.

71’ Fangaj avancon me topin dhe e gjuan drejt portës, por ndalet nga Pano Qirko. (VIDEO)

64′ Uotlai largohet nga fusha, ka minuta për Fernando Medeiros.

63′ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë.

61’ GOOOL EGNATIA 2-0/ Pas një harkimi nga këndorja, topi shkon në zonë dhe Sota është aty për të goditur me kokë dhe dyfishuar shifrat. (VIDEO)

58’ Lushkja gjuan nga goditja e lirë, topi shkon jashtë. (VIDEO)

57′ Vujnoviç del nga loja, i lë vendin Gjergji Kotes.

52′-56′ Kundërsulm fantastik nga Egnatia, pas shumë tentativave në fund shënon Uotlai. Pas një komunikimi të gjatë me VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje (VIDEO) (VIDEO)

46′ Mundësi e mirë për Fangaj, por nuk arrin të shënjestrojë portën. (VIDEO)

46′ Largohen Keko dhe Mando, ka minuta për Zekën dhe Podstrelau.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

43′ Minuta të qeta nga skuadrat.

33’ Ujka godet topin i cili devijohet dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)

30’ Mehmeti gjuan drejt portës së Egnatias, Dajsinani bën detyrën. (VIDEO)

27’ Bintsuka kalon Sotën dhe tenton të gjuajë drejt portës, por topi ndalet nga shtylla. (VIDEO)

23’ Lushkja nxjerr një top të gjatë, Qirko del nga porta dhe largon rrezikun. (VIDEO)

22′ Zëvendësim i detyruar, Sota futet në lojë në vend të Malotës.

15′ Aleksi tenton të pasojë për Bakajokon, topi është i fortë dhe shkon në duart e Qirkos.

14′ Minuta të mira nga skuadrat, topi qarkullohet në mesfushë. Nuk ka ende një rast flagrant pas golit të Lushkjas.

5’ GOOOL EGNATIA 1-0/ Gabon Domgjoni, Lushkja përfiton dhe shënon një gol të bukur me parabolë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Egnatia: Dajsinani, Ndreca, Alijev, Malota, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Uotlai, Lushkja, Bakajoko, Ujka

Trajner: Edlir Tetova

Partizani: Qirko, Buxhelaj, Domgjoni, Sembene, Osmanllari, Mehmeti, Ismaili, Mando, Vujnoviç, Bintsuka, Keko

Trajner: Aleksandër Veselinoviç

ARBITRAT E NDESHJES

Arbitër kryesor: Kreshnik Cjapi

Asistent 1: Orgest Grabova

Asistent 2: Nuri Rrapaj

Arbitër i 4: Ermis Çelaj

VAR: Olsid Ferataj

Avar: Erjon Bylykbashi

Delegat: Alban Tafaj

Vëzhgues: Kridens MetaWhatsApp Image 2025-02-15 at 13.46.25

PANORAMASPORT.AL