VIDEO/ Fitore mes protestash dhe me përmbysje rezultati nga Dinamo, Vora nuk ia del me 10 lojtarë në shtëpi
Dinamo mori një fitore të çmendur me përmbysje ndaj Vorës. Ekipi i Ilir Dajës triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertë, ndërsa të tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

I gjithë spektakli ishte rezervuar në fraksionin e dytë. Aty ku fillimisht u shënuan dy gola për tre minuta. Gëzoi Vora me Luis Felipen dhe më pas Dinamo me Malomon.
Protestat nuk munguan nga skuadra e Arjan Bellajt. Kjo pasi Vrapi u largua me karton të kuq në minutën e 66-të. Më pas ekipi i Dinamos përfitoi nga superioriteti numerik.
Fitorja erdhi nga një mbrojtës. Ishte pikërisht Teikseira, që tundi rrjetën në minutën e 94-të, për 3 pikë të arta që mbajnë Dinamon në “Final Four”. Kjo ishte edhe fitorja e parë në kampionat për vitin 2026 nga dinamovitët.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
VORA 1-2 DINAMO
52′ Felipe – 54′ Malomo, 90+4′ Teikseira
NGJARJET KRYESORE
90+8′ Mbyllet ndeshja, Dinamo mposht Vorën 1 me 2.
90+6′ Dita dhe Teqja ndëshkohen me karton të verdhë te Dinamo.
90+4′ GOOOL! Vora 1-2 Dinamo/ Teikseira nderon Dinamon duke përmbysur rezultatin. (VIDEO)
90′ Akordohen 6 minuta shtesë.
87′ Tabaku merr vendin e Dakës te Vora.
87′ Kasalla ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.
82′ Goditje për t’u harruar nga Qefalija, i cili u shërbye nga Bregu.
81′ Vora mbrohet me të gjitha forcat duke qenë në inferioritet numerik.
74′ Largohen Vila dhe Malomo te Dinamo, aktivizohen Ismaili dhe Qefalija.
72′ Bellaj vendos për dy ndryshime, largohen Fazlagiç dhe Luis Felipe, aktivizohen Geci dhe Adeloje. Rinis ndeshja në Vorë pas kartonit të kuq.
66′ Tronditet Vora. Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq. Asisteni Nuri Rrapaj sinjalizoi kryesorin Yzeiraj për ndërhyrjen e gabuar ndaj Malomos. (VIDEO)
65′ Goditja e radhës nga distanca për Dinamon. Bregu nuk ka shënjestrën e duhur.
60′ Pengaj merr vendin e Kasharit te Vora.
55′ Vila ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo.
54′ GOOOL! Vora 1-1 Dinamo/ Nuk zgjat shumë festa e Vorës. Malomo rikthen baraspeshën duke goditur si duhet nga jashtë zone. (VIDEO)
53′ Vrapi ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.
52′ GOOOL! Vora 1-0 Dinamo/ Shtangen miqtë, Luis Felipe zhbllokon takimin në Vorë. Më parë Kasalla dhe Daka kishin bërë çdo gjë mirë. (VIDEO)
49′ Goditja e Malomos përfundon mbi traversë. Tjetër tentativë nga Dinamo.
48′ Bregu tenton supergolin. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
47′ Vora fiton një goditje nga këndi. Vendësit japin shenja pozitive sapo nis pjesa e dytë.
46′ Nis pjesa e dytë. Bardhi merr vendin e Zunës te Vora.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë, Vora 0-0 Dinamo.
45+2′ Rast i mirë për Dinamon, megjithatë më pas sinjalizohet për faull në sulm. (VIDEO)
45′ Akordohen 3 mintua shtesë.
41′ Dita rrezikon shumë me pasimin e lehtë prapa te Teqja. Ky i fundit largon me vështirësi.
35′ Bregu tenton supergolin te Dinamo. Topi i goditur prej tij përfundon jashtë.
30′ Gjuajtje e lehtë nga Daka. Kontrollon pa problem portieri Teqja.
28′ Karton i verdhë për Malomon. Rrezikon shumë lojtari i Dinamos. (VIDEO)
24′ Drithërima te Dinamo. Daka mori një top nga Kasalla dhe regjistroi goditjen e parë në portë. (VIDEO)
19′ Zuna nuk e shfrytëzon si duhet një top në krahun e majtë. Topi i krosuar prej tij devijohet në këndore.
18′ Dominim i Dinamos deri tani. Vora mbrohet mirë.
16′ Zuna ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.
11′ Harizaj kontrollon topin e goditur nga Neziri. Më parë ishte Bregu që ekzekutoi një goditje dënimi. (VIDEO)
9′ Çibuike ndëshkohet me karton të verdhë te Vora.
5′ Neziri tremb stafin e Dinamos, pasi rrëzohet në zonën e rivalëve duke reklamuar një dëmtim. Ishte Çibuike, që largoi rrezikun nga zona e Vorës. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Vorë.
FORMACIONET ZYRTARE
Vora: Harizaj; Zuna, Repaj, Luis Felipe, Kasalla, Vrapi, Çibuike, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj
Trajner: Arjan Bellaj
Dinamo: Teqja; Teikseira, Dita, Aliji, Neziri, Vila, Gudiabi, Bregu, Nani, Koma, Malomo
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













