VIDEO/ Emocione të forta! Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët mes… dëshpërimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 23:31

VIDEO/ Emocione të forta! Bylisi dhe Elbasani ndajnë pikët mes… dëshpërimit

Bylisi dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur në fund, pasi rastet për fitoren nuk munguan për secilën.

bandicam 2025-02-15 13-37-22-146

Pjesa e parë foli më tepër për Elbasanin, që gjeti dhe golin me Tsage. Vendasit nuk ia dolën të lënë shenjë.

Në pjesën e dytë ishte tjetër panoramë. Shumë raste për shënim dhe me Bylisin që jo vetëm barazoi me Berkon, por tentoi përmbysjen.

Në fund të dy skuadrat mjaftohen me nga 1 pikë. Mezani debuton në këtë mënyrë, teksa përballë kishte Gvozdenoviç.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

BYLIS 1-1 ELBASANI

64′ Berko – 11′ Tsage

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet ndeshja me barazim 1-1. 

90+4′ Bylisi pranë golit, por topi nuk përfundon në rrjetë pasi mbrojtje tregohet e vëmendshme për të larguar rrezikun. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Lukili ndëshkohet me karton të verdhë për faull.

88′ Sulovari ndëshkohet me karton të verdhë te Bylisi.

87′ Olberkis kërkon penallti, kryesori Koçi vijon lojën. (VIDEO)

86’ Aktivizohet Ofori në vendin e Mahmutit, ndërsa Gjata merr vendin e Malomos te Bylisi.

85’ Goditja e Malomos përfundon jashtë. Drithërima në zonën e Elbasanit. (VIDEO)

85’ Tsage ndalet nga shtylla, fati është me vendasit. (VIDEO)

83′ Karton i verdhë për Lilën tek Elbasani.

77′ Toni Batista bën shpëtimtarin duke ndalur Tsage. Miqtë nuk pajtohen me barazimin. (VIDEO)

76′ Largohen nga Elbasani Ibrahim, Qose dhe Ze Gomesh. Aktivizohen Lajthia, Xhoel dhe Gava.

74′ Vendasit kanë pretendime për penallti, kryesori vazhdon lojën. (VIDEO)

73′ Largohet Berko dhe aktivizohet Ibrahim te Bylis.

71′ Tsage provon të shënojë me roveshatë, por nuk kordinohet si duhet në zonë.

69′ Peralta bllokon Tsage, që humbet topin në momentin e fundit. (VIDEO)

66′ Vendasit më mirë në pjesën e dytë. Pas golit të barazimit, kërkojnë atë të përmbysjes.

64′ GOOOL! Bylis 1-1 Elbasani/ Berko vendos baraspeshën. Tronditen verdheblutë. (VIDEO)

63’ Abalora bën shpëtimtarin duke ndalur Da Silvën, i cili provon ta befasojë. (VIDEO)

59′ Pretendime për penallti tek Elbasani, kryesori vijon lojën. (VIDEO)

57′ Tsage merr ndihmën e stafit mjekësor. Peralta ndëshkohet me karton të verdhë për faullin e shkaktuar.

54′ Goditja e Da Silvës grushtohet nga Abalora. Fantazisti provoi nga goditja e dënimit. (VIDEO)

53′ Karton i verdhë për Ibrahim tek Elbasani, pasi shkakton faull.

46′ Bylis humbet rastin e artë për barazimin e sfidës. Mezani nuk u beson syve, pasi Malomo nuk goditi si duhet. (VIDEO)

46′ Pjesa e dytë nis me ndryshime te Bylisi. Aktivizohet Da Silva dhe Sulovari, largohen Ruçi dhe Marku.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 0-1 për Elbasanin.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44’ Peralta harkon në shtyllën e dytë. Është Musta që tregohet i vëmendshëm në zonë duke larguar rrezikun. (VIDEO)

37’ Harkimi i Ruçit te Bylisi nuk shfrytëzohet si duhet. Topi i goditur ishte pak më i lartë seç duhej dhe kështu përfundoi jashtë. (VIDEO)

33’ Këndore e Elbasanit, që nuk shfrytëzohet si duhet. Topi kontrollohet nga portieri Toni Batista. (VIDEO)

29’ Lukili provon nga jashtë zone. Topi përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)

25′ Skuadrat mjaftohen me qarkullimin e topit duke mos tentuar

19′ Bylis provon të krijojë aksione në mesfushën kundërshtare. Miqtë vendosen mirë.

14′ Portieri i Bylisit bën shpëtimtarin duke pritur goditjen e Qoses në zonë. (VIDEO)

11′ GOOOL!/ Bylis 0-1 Elbasani/ Tsage kalon në avantazh verdheblutë pasi shënon me kokë. (VIDEO)

7′ Qose ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor te Elbasani.

5’ Ze Gomesh nuk e mbërrin topin e hedhur në zonë nga Tsage.

3’ Goditje dënimi për Elbasanin. Qose nuk kroson si duhet në krahun e majtë.

1′ Nis me 7 minuta vonesë ndeshja në Ballsh. Shkak u bë siguria e kërkuar, për shkak të rivalitetit mes tifozërive.

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Toni Batista, Bruno, Abazaj, Marku, Kamara, Mahmuti, Përgjoni, Ruçi, Peralta, Malomo, Berko

Trajner: Gentian Mezani

ELBASANI: Abalora, Lila, Lulaj, Olberkis, Musta, Ibrahim, Qose, Kasa, Ze Gomesh, Tsague, Loukili

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Arbitër kryesor:Andi Koçi

Asistent 1:Fatmir Lama

Asistent 2:Rejdi Zajimi

Arbitër i 4:Daniel Vrapi

Var:Klodian Shahini

Avar:Florjan Lata

Delegat:Besnik Çela

Vëzhgues:Arjan Mali

PANORAMASPORT.AL