VIDEO/ Elbasani nuk di të shënojë në fund, Bylisi i merr pikë në shtëpi dhe e mban larg kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2026 | 23:47

VIDEO/ Elbasani nuk di të shënojë në fund, Bylisi i merr pikë në shtëpi dhe e mban larg kreut

Elbasani ka lënë përsëri pikë të rëndësishme në luftën për titullin kampion, pasi është ndalur në një barazim 1-1 përballë Bylisit në shtëpi.

bandicam 2026-02-28 18-07-01-777

Ndeshja ka qenë pa ritëm në pjesën e parë me skuadra që rrallëherë rrezikuan portat, ndërsa kishte më shumë raste me pretendime për penallti se sa gjuajtje të rrezikshme në portë.

Miqtë gjithsesi ishin ata që u treguan më të rrezikshëm në pjesën e dytë dhe fituan penalltinë që solli avantazhin me Stoilov. Më pas ata u kthyen në mbrojtje, kurse Elbasani provoi në çdo mënyrë që të gjente golin e barazimit.

Loukili ia doli të shënonte një të tillë vetëm falë një devijimi, ndërsa më pas nisi një festival rastesh të humbura, edhe atëherë kur mbrojtja e miqve dukej si spektatore.

Ndaj në fund ishte vetëm një barazim që i vlen me shumë Bylisit për mbijetesën se sa Elbasanit për luftën në “Final 4”.

ELBASANI-BYLIS 1-1
87′ Loukili / 61′ (p) Stoilov

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+6’ Goditje këndi për Elbasanin, harkimi në zonë gjen Lajthinë i cili me kokë gjuan jashtë edhe pse asnjë nga lojtarët e Bylisit nuk kërcen për ta shqetësuar. (VIDEO)

90’+3’ Kamara lë fushën e lojës për t’i bërë vend Sanogo.

90’+1’Fokam humb mundësinë e artë për të shënuar golin e 2-1 për Bylisi, kur i vetëm në zonë ndalet nga Lulaj. (VIDEO)

90’ Jepen 8 minuta shtesë.

88’ Kamara rrëzohet në zonën e Elbasanit, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

87’ GOOOL ELBASANI! Loukili provon nga jashtë zonës, topi devijohet dhe kalon Ozolc. (VIDEO)

84’ A. Kasa hyn në fushë në vend të Ibrahim në radhët e Elbasanit.

83’ Pas një goditje dënimi të Elbasanit, Lajthia dhe Ze Gomesh të vetëm para portës nuk ia dalin të dërgojnë sferën në rrjetë.

83’ Kane dhe Rabiu hyjnë në fushë në vend të Stoilov dhe Pedro në radhët e Bylisit.

81’ Radu ndëshkohet me të verdhë.

76’ Një top në thellësi gjen Qosen i cili me kokë kalon portierin Ozolc, por Marku largon sferën para se të kalojë vijën fatale. (VIDEO)

75’ Nongoh merr vendin e Lilës në radhët e Elbasanit.

72’ Fokam merr vendin e Olavio në radhët e Bylisit.

72’ Ze Gomesh ul topin për Lajthinë i cili nga një pozicion i favorshëm gjuan jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

70’ Pedro hyn në zonë nga e majta, Manellari ka një kontakt me të dhe sulmuesi i Bylisit rrëzohet në zonë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

67’ Harkim në zonë i Loukilit për Ze Gomesh i cili gjuan me kokë por gjen përgjigjen e Ozolc. (VIDEO)

62’ Gvozdenoviç bën menjëherë lëvizje duke larguar Olberkis dhe Ibrahim nga fusha për të aktivizuar A. Kasën dhe Qosen.

61’ GOOOL BYLIS! Shënon Stoilov nga pika e bardhë. (VIDEO)

59’ Penallti për Bylisin! Olavio hyn në zonë nga e majta, Olberkis e tërheq në shpatull dhe sulmuesi rrëzohet në zonë, me gjyqtarin Myrtja i cili nuk heziton të bëjë shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

58’ Loukili provon me një gjuajtje të bukur nga e majta, Ozolc i përgjigjet në mënyrë perfekte. (VIDEO)

46’ Përndreca provon menjëherë nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon në këndore.

46’ Ze Gomesh merr vendin e Bunjakut në radhët e Elbasanit në startin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Vendasit pretendojnë për penallti pas një rrëzimi të Loukili në zonë, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

40’ Kundërzbritje e shkëlqyer e ballshiotëve me Olavio i cili ka mundësinë të rrezikojë para portës por gjuan jashtë nga e djathta duke mos gjetur katërkëndorin. (VIDEO)

24’ Harkim në zonë nga verdheblutë, devijimi i Lulajt nuk mjafton për të rrezikuar portën e Ozolc.

31’ Kamara është i pari i ndëshkuar me të verdhë në këtë sfidë.

29’ Zgjohet edhe Bylis me një harkim nga e majta që gjen Përgjonin, devijimi i të cilit me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)

28’ Pas shumë minutash qetësi, është përsëri Lleshi ai që ka mundësinë të rrezikojë portën por gjuajtja me të majtën ndalet nga Ozolc. (VIDEO)

15’ Një top në thellësi gjen Lleshin i cili në mënyrë të pabesueshme gabon para portës mike rastin e parë të vërtetë të kësaj ndeshje. (VIDEO)

10’ Mungojnë rastet e rrezikshme në këto minuta të parë, pasi skuadrat janë të kudjesshme për të mos gabuar dhe mendojnë më shumë të ndalojnë sulmet kundërshtare.

4’ Lajthia nga e majta harkon në zonë, Marku ia del të largojë rrezikun.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Musta, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Bunjaku, Lleshi.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

BYLIS: Ozols, Radu, Marku, Kamara, Përgjoni, Përndreca, Adeduro, Dimov, Stoilov, Pedro, Olavio.
Trajner: Mirel Josa

PANORAMASPORT.AL