Postuar: Shkurt 15, 2025 | 16:26
VIDEO/ Egnatia shënon kundër Partizanit, pjesë e festës në Rrogozhinë bëhet edhe… Donald Tramp
Donald Tramp bëhet pjesë e festës në Rrogozhinë për fitoren e Egnatias kundër Partizanit. Jo fizikisht, por nëpërmjet një flamuri të shpalosur në tribuna nga mbështetësit e skuadrës rrogozhinase.

Momenti i veçantë është shënuar pasi rrogozhinasit shënuan golin e tyre të dytë të ndeshjes me anë të Eljon Sotës. Mes brohorimave të mbështetësve të skuadrës rrogozhinase, mes tyre u hap një flamur amerikan me imazhin e Donald Tramp si pjesë e tij.
SHIH VIDEON
Një festim unik, përtej faktit që normalisht me rregullore në stadiume nuk lejohet hapja e imazheve të figurave politike apo sloganeve të tilla, qofshin këto të një shteti tjetër.
PANORAMASPORT.AL













