VIDEO/ Egnatia përsërit historinë ndaj Partizanit, shkon në finale për vitin e dytë radhazi falë rregullores
Egnatia është finalistja e dytë e ndeshjes për titullin kampion në Kategorinë Superiore, ku e pret Vllaznia. Rrogozhinasit kanë përsëritur historinë dhe ashtu si një vit më parë, kanë përfituar nga rregullorja për të shkuar në ndeshjen finale.

Falë renditjes më të mirë në kampionat dhe rregullores së gjysmëfinaleve të “Final Four”, skuadrës së Tetovës i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit. Ndaj ajo ka luajtur më me qetësi duke kontrolluar lojën, pa rrezikuar shumë përballë Partizanit i cili gjithashtu krijoi shumë pak raste për të shënuar.
Kjo bëri që ndeshja të luhej pa ritëm, me të kuqtë që kishin rrallëherë minuta të rrezikshme para Dajsinanit. Ata tentuan vetëm në fund me forca të shumta të ndryshonin situatën, por ishte vonë për të sjellë një gol që do u jepte kualifikimin
Kësisoj, barazimi 0-0 i dha mundësinë Egnatias të shkonte përsëri në finale, ku do të tentojë të mbrojë “fronin” e siguruar një vit më parë.
EGNATIA-PARTIZANI 0-0
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.
90’+4’ Uotlai merr vendin e Fernandos në fushë në radhët e Egnatias.
90’+4’ Karton i verdhë edhe për Fangajn.
90’+3’ Egnatia ka mundësinë të nisë një kundërsulm, por Fernando pason në mënyrë të gabuar për Bakajoko.
90’+2’ Karton i verdhë për Xhemajlin.
90’+1’ Në një goditje këndi, topi harkohet rrezikshëm në zonën e Egnatias, më pas është prapavija që bllokon tentativat drejt portës.
90’ Jepen 6 minuta shtesë.
90’ Zeka nis një pasim në qendër, Aleksi largon në këndore.
84’ Leo Melo provon me një gjuajtje të fortë nga e majta, Qirko grushton mbi traversë. (VIDEO)
82’ Eleke i lë vendin në fushë Ismailit në radhët e Partizanit.
78’ Egnatia përgjigjet me Bakajoko, Leo Melo dhe Dylis në vend të Guindo, Lushkjes dhe Sotës.
77’ Zeka dhe Padstrelau hyjnë në fushë në vend të Kote dhe Bintsuka në radhët e Partizanit.
75’ Tjetër goditje e fortë nga jashtë zonës e Aleksit, Qirko devijon sferën që shkon në këndore. (VIDEO)
67’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Kekos.
63’ Probleme për Qirkon, që e ka të vështirë të vazhdojë normalisht lojën dhe kërkon ndihmën e mjekëve.
61’ Tjetër hapësirë në krahun e majtë për Egnatian, Fernando harkon në zonë ku gjen Qirkon e vëmendshëm.
59’ Zbritje e shpejtë e Zejnullait nga e majta, Bytyçi mbyll pasimin në qendër dhe shmang edhe goditjen e këndit.
58’ Bytyçi bën një mbyllje të mirë ndaj Xhemajlit pas një goditje dënimi, me aksionin që bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të futbollistit të Egnatias.
53’ Keko merr një top nga thellësia dhe gjuan menjëherë me një diagonale me të majtën, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e portës së rrogozhinasve. (VIDEO)
51’ Bytyçi nga e djathta lëshon një pasim të fortë në qendër që nuk arrihet nga Eleke.
50’ Taipi merr vendin e Mehmetit në radhët e Partizanit.
47’ Fernando pason në qendër për Lushkjen, Qirko del por Domgjoni largon para tij topin në anësore.
46’ Nis pjesa e dytë pa lëvizje në formacione nga të dy trajnerët.
45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.
45’+1’ Lushkja shfaqet për herë të parë në pozicion gjuajtje, tentativa e tij ndalet nga Qirko.
45’ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Kote tenton nga jashtë zonës me të majtën, sfera shkon në duart e Dajsinanit.
44’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Fernandos.
42’ Minuta paniku në zonën e Egnatias, teksa Partizani tenton me harkime të njëpasnjëshme për të vënë në vështirësi portën e Dajsinanit.
37’ Bintsuka kishte mundësinë e artë të shënonte teksa nisej drejt zonës. Dajsinani del dhe me këmbë i largon topin aq sa për të mos lejuar gjuajtjen në portë. (VIDEO)
34’ Kote nga e djathta fiton sferën në zonë, pasimi i tij gjen Eleke i cili gjuan me një kthesë të shpejtë, duke çuar topin mbi traversën e Dajsinanit. (VIDEO)
30’ Tjetër goditje këndi e të kuqve, Preka gjuan me kokë por çon topin te Dajsinani. (VIDEO)
30’ Kote harkon goditjen e këndit, Dajsinani grushton sferën.
29’ Keko kombinon me Koten i cili hyn në zonë, Aleksi në fund kthehet dhe largon topin.
26’ Partizani tenton të rrezikojë me një harkim në zonë nga e djathta, mbrojtja rrogozhinase largon e më pas Buxhelaj fluturon në mënyrë të gabuar shumë larg portës tentativën e tij nga distanca. (VIDEO)
21’ Fernando hyn në zonë në të djathtën, pasimi i tij në qendër devijohet në këndore.
19’ Fangaj gabon harkimin nga e djathta, çon sferën direkt në duart e Qirkos.
15’ Fernando depërton mes mbrojtësve kundërshtarë dhe gjuan nga jashtë zonës, duke çuar sferën lehtë në duart e Qirkos. (VIDEO)
12’ Aleksi provon përsëri nga distanca, këtë herë me një gjuajtje fluturimthi me te djathtën pa gjetur katërkëndorin e Qirkos. (VIDEO)
5’ Lushkja nga e majta tenton një gjuajtje drejt portës, Qirko përsëri shpëton të kuqtë.
4’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Aleksi gjuan nga jashtë zonës, por Qirko devijon sferën jashtë. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Arena Kombëtare”.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo.
Trajner: Edlir Tetova
PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Domgjonaj, Buxhelaj, Sembene, Mehmeti, Kote, Keko, Bintsuka, Eleke.
Trajner: Skënder Gega
PANORAMASPORT.AL













