Postuar: Prill 25, 2026 | 21:24
VIDEO/ Edhe Tare me të huajt të ekzaltuar, lojtarët e Tiranës festojnë fitoren në derbi me ofendime kundër Partizanit
Tirana ka fituar derbin e kryeqytetit duke mposhtur me shifrat 2-1 Partizanin me një përmbysje dramatike në pjesën e dytë.

Në fund të sfidës, ashtu sicc ështe bërë e zakonshme, lojtarët e Tiranës kanë shkuar poshtë tribunës së ultrasve të tyre për të festuar.
Këtë radhë, festa ishte me kore ofenduese kundër Partizanit, të cilët lojtarë e bardhebluve nuk ngurruan t’i këndonin të entuziazmuar, përfshirë edhe lojtarët e huaj apo edhe Etien Tare, familja e të cilit ka lidhje të ngushta me klubin e kuq.
PAMJET NGA LSA (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













