Postuar: Prill 27, 2025 | 19:12
VIDEO/ Dy legjenda bashkë! Ngjitur me Ledio Panon, shikoni gëzimin e Sokol Kushtës pas golit të Partizanit
Partizani mposhti Elbasanin me rezultatin 2-0. “Demat” siguruan kualifikimin në Final Four dhe festa ishte e madhe.

Gjithçka nisi nga goli i parë, që e shënoi Marçelino Preka. Festa në shkallët e stadiumit tregoi edhe Sokol Kushtën. Një legjendë e futbollit shqiptar, i cili festoi krah Ledio Panos.
Kushta bashkë me Panon janë ish-lojtarë të Partizanit. Për të kuqtë është një fitore me shumë vlerë.
Ky triumf nuk bën punë vetëm për Final Four te “demat”. 3 pikët sot u siguruan edhe pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm.
Festa nga tribuna: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













