VIDEO/ Dy gola të tjerë për ish-sulmuesin e Bylisit dhe Dinamos, merr kreun e renditjes së golashënuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2025 | 19:06

VIDEO/ Dy gola të tjerë për ish-sulmuesin e Bylisit dhe Dinamos, merr kreun e renditjes së golashënuesve

Luis Kaçorri e ka nisur këtë edicion të ri në Uzbekistan në një formë të shkëlqyer. Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Dinamos, po lë shenjë që në ndeshjet e para të Bunjodkor dhe ka marrë që tani kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë.

bandicam 2025-03-28 18-46-01-115

Kaçorri ishte protagonist absolut i ndeshjes së sotme të Bunjodkor ndaj Termez. Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili shënoi golin e avantazhit 1-0 për ekipin e tij në minutën e 43-të të ndeshjes, me një gjuajtje nga distanca që nuk u ndal nga portieri kundërshtar.

SHIH VIDEON

Ndërkohë, në minutën e 89-të të takimit, një tjetër gjuajtje nga distanca e tij solli edhe golin e rezultatit 3-0 për skuadrën që e mbylli ndeshjen me suksesin 3-1.

SHIH VIDEON

Me këto dy gola, Kaçorri shkon në kuotën e 4 të tillëve të shënuar në tre javët e para të kampionatit, duke marrë kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë në Uzbekistan.

PANORAMASPORT.AL