VIDEO/ Dramë për Partizanin! Humbet derbin me Dinamon dhe penalltinë e parë të sezonit në minutën e… 95-të
Dinamo ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0. Blutë fituan derbin e parë të sezonit ndaj “demave”, pikërisht në javën e 31-të të Superiores.

Skuadra e Ilir Dajës diktoi ndeshjen dhe shënoi golin e avantazhit me Zabërgjën. Sulmuesi i Dinamos realizoi në minutën e 59-të.
Domgjoni e bëri dramë takimin në minutën e 95-të, pasi humbi penalltinë e fituar nga Bintsuka. Tashmë të kuqtë rrezikojnë seriozisht vendin e katërt duke qenë se Elbasani ndjek me 4 pikë më pak.
Dinamo ka aktualisht po aq pikë sa Egnatia e vendit të parë. Këto të fundit do të përballen me Vllazninë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO 1-0 PARTIZANI
59′ Zabërgja
NGJARJET KRYESORE
90+7′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Dinamos.
90+3′-90+5′ Domgjoni gjen traversën në penalltinë e parë të sezonit për Partizanin. (VIDEO)
90+2′ Largohet Vila, aktivizohet Qardaku. Po ashtu Doçi i merr vendin
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Zabërgja i shkon pranë golit të dytë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
87′ Tjetër rast për Dinamon. Qirko pret dhe mban në lojë Partizanin. (VIDEO)
85′ Traversa i mohon golin Jonuzit, që u pasua nga Zabërgja. Dinamo pranë golit të dytë. (VIDEO)
81′ Karamba merr vendin e Nanit te Dinamo.
80′ Zabërgja tenton supergolin. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
75′ Largohen Taipi, Mehmeti dhe Zeka. Aktivizohen Vujnoviç, Mintongo dhe Eleke.
75′ Aliji ndëshkohet me karton të verdhë.
73′ Partizani i pafuqishëm për të reaguar. Dinamo kërkon golin e dytë, por është Domgjoni që largon në këndore. (VIDEO)
69′ Qirko i mohon golin e dytë Dinamos. Nani gabon në momentin e fundit. (VIDEO)
65′ Nani gjuan nga jashtë zone. Goditje e gabuar dhe për këtë kërkon ndjesë.
63′ Dinamo pranë golit të dytë. Me fat Partizani pasi mungon devijimi. (VIDEO)
60′ Padstrelau merr vendin e Kekos te Partizani.
59′ GOOOL! Dinamo 1-0 Partizani/ Zabërgja kalon në avantazh dinamovitët. “Demat” dhuruan topin në prapavijë dhe sulmuesi i Dinamos nuk mund të gabonte. (VIDEO)
57′ Tjetër top kontrollohet nga Qirko. Dinamo kërkon me ngulm golin e avantazhit.
56′ Qirko ndal gjuajtjen e Zabërgjës. Sulmuesi i Dinamos tenton golin.
54′ Bintsuka kërkon të shërbejë, por ndalet nga mbrojtja vendëse. Shkëndija nga Partizani.
51′ Hoxha pranë golit. Pas harkimit nga këndorja, gjuan me kokë por fati është me Partizanin. (VIDEO)
51′ Devijohet goditja e Nanit. Dinamo fiton këndore. (VIDEO)
49′ Toli gjuan nga distanca. Topi përfundon jashtë.
46′ Nis pjesa e dytë. Ismaili merr vendin e Shanajt te Partizani.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin e barabartë 0-0.
45+2′ Bintsuka mundohet të krijojë diçka, por pa sukses.
45+1′ Shanaj ndëshkohet me karton të verdhë.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
45′ Rufati merr vendin e Loran, që u largua më parë i dëmtuar.
44′ Qirko kontrollon topin e gjuajtur nga distanca. Kundërsulm i rrezikshëm nga Dinamo.
43′ Hoxha largon topin e harkuar nga Zeka. Shkëndija në sulm nga Partizani.
41′ Zabërgja shkon rrezikshëm drejt zonës së Partizanit. Domgjoni largon në momentin e fundit. (VIDEO)
40′ Zeka provon nga distanca. Topi përfundon larg portës së mbrojtur nga Teqja.
36′ Blutë gjejnë golin me Jonuzin, por anësori prish festën duke akorduar pozicion jashtë loje. VAR konfirmon vendimin për pozicionin e parregullt të Vilës. (VIDEO)

33′ Harkim në zonën e Dinamos, por askush nuk është nga Partizani për të përfituar.
30′ Zeka ndëshkohet me karton të verdhë pas faullit që fitoi.
30′ Pretendime për penallti te Dinamo. Zabërgja rrëzohet në zonë, ndërsa Xhaja e vlerëson gjithçka të rregullt. (VIDEO)
28′ Dinamo vazhdon të jetë më këmbëngulëse në pjesën e parë. Prapavija e Partizanit vendoset mirë.
23′ Loran gjuan nga jashtë zone. Qirko tregohet i vëmendshëm dhe pret. (VIDEO)
21′ Nani provon me kokë pas harkimit të Loran. Qirko kontrollon pa probleme. (VIDEO)
20’ Presing i Partizanit. Dinamo ia del të shkojë përpara, por në fund është Preka që largon rrezikun.
17′ Partizani mundohet të krijojë diçka në sulm, por mungon finalizimi.
8′ Tentativa e parë vjen nga Nani që provon të bëjë gjithçka vetë. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.
Mbahet 1 minutë heshtje në nder të Saimir Demit, ish-gazetarit të njohur sportiv që u nda nga jeta.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja; Hoxha, Zabërgja, Vila, Nani, Jonuzi, Qefalija, Meksi, Aliji, Loran, Toli
Trajner: Ilir Daja
Partizani: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Mehmeti, Keko, Zeka, Preka, Bintsuka, Shanaj, Taipi, Domgjoni
Trajner: Arbër Abilaliaj
PANORAMASPORT.AL













