VIDEO/ Del jashtë llogarive të Tiranës, shikoni golin në Seria A të sulmuesit që vlerësohej 3,5 milionë euro
Roberto Muriç u prezantua sot te Bylisi. Një transferim surprizë, për lojtarin që kishte mbetur pa ekip pas pjesës së parë të sezonit me Murën. Kroati u vendos menjëherë nën urdhërat e trajnerit Mirel Josa, ndërsa do jetë gati për sfidën me Tiranën. Një lojtar i cili del jashtë llogarive të bardhebluve, që po përgatisin duelin me Bylisin për mbijetesën.

Sulmuesi 30-vjeçar ka një karrierë të pasur në Europë. Si produkt i Dinamos së Zagrebit, u pikas nga Ajaksi që vendosi të blinte kartonin për ta pasur tek ekipi U-21. Muriç ka luajtur dy ndeshje edhe me ekipin e parë të Ajaksit, ndërsa periudhën më të gjatë të karrierës e kalonte me Rijekën.
Po ashtu në vitin 2017, provonte emocionin e golit në Seria A. Asokohe ishte pjesë e Peskarës, dhe realizonte në fitoren 2 me 0 ndaj Palermos.
Vlerën më të lartë në tregun e “transfermarkt”, e regjistronte në vitin 2022. Asokohe ishte pjesë e Koniaspor në Superligën turke dhe vlerësohej 3.5 milionë euro.
Goli i Roberto Muriç në Seria A: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













