VIDEO/ Çelaj gabon me kartonin e Ernestit, ja moviola e Bylis-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 14:22

VIDEO/ Çelaj gabon me kartonin e Ernestit, ja moviola e Bylis-Tirana

Ndeshja në Ballsh u gjykua nga vlonjati Ermis Çelaj, kurse në VAR ishte Enea Jorgji. Nuk munguan episodet sa i takon gjykimit, me dy kartonë të kuq, njëri nga të cilët i akorduar pas ndërhyrjes së VAR-it.

FDGY

19′ Protesta nga ballshiotët, pasi Çelaj akordon faull në dëm të Dembele nga Berko. I dyshimtë vendimi, pasi më shumë duket se bën faull mbrojtësi i Tiranës dhe është lojtari i fundit. (VIDEO)

37′ Shënon Tirana me Ernest, por ka dyshime nga vendësit për pozicionin e tij. Pas kontrolli në VAR, qëndron vendimi i fushës, pasi pozicioni i sulmuesit është i rregullt.  (VIDEO)

67′ Ernest ndëshkohet me karton të kuq. VAR-i thërret kryesorin Çelaj, i cili pasi sheh pamjet, ndryshon ngjyrën e kartonit. Ka një shkelje të qëllimshme të Ernest ndaj Ilieskit dhe rrjedhimisht duhet karton i kuq, jo i verdhë. (VIDEO)

74’ Karton i kuq edhe për Oforin e Bylisit, i cili ndërhyn ndaj Zharmunit, me këtë të fundit që po shkonte i vetëm drejt portës. Vendim i drejtë. Ka karton të verdhë edhe për Kamara për protesta. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL