Postuar: Shkurt 17, 2026 | 22:06
VIDEO/ Borusia Dortmund hedh hap të sigurt në Champions, Atalanta nuk ndal dot Girasin
Serhu Girasi i ka dhënë Borusias së Dortmundit një mundësi të artë për të vazhduar më tej në Ligën e Kampioneve, duke qenë protagonisti kryesor i fitores 2-0 të skuadrës gjermane ndaj Atalantës në takimin e parë të play-off.

Sulmuesi ishte ai i cili shënoi golin e parë të ndeshjes që në startin e saj, ndërsa më pas dha asistin për golin me të cilin Baier dyfishoi shifrat për t’i dhënë ekipit një avantazh të rëndësishëm për duelin e kthimit.
BORUSIA DORTMUND-ATALANTA 2-0
3’ Girasi, 41′ Baier
Goli i Baier (VIDEO)
Goli i Girasi (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:

PANORAMASPORT.AL













