VIDEO/ Arinaldo Rrapaj shkëlqen në Ukrainë, pas asistit vjen edhe goli nga ish-futbollisti i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2026 | 15:07

VIDEO/ Arinaldo Rrapaj shkëlqen në Ukrainë, pas asistit vjen edhe goli nga ish-futbollisti i Partizanit

Arinaldo Rrapaj është rikthyer në formën e duhur pas dëmtimit që kaloi në Ukrainë. Sot ka shënuar golin e parë te Kolos Kovalivka për vitin 2026, ndërsa zhbllokoi ndeshjen e kampionatit përballë Kudrivkas.

bandicam 2026-05-08 14-59-44-549

Goli i Rrapajt u regjistrua në minutën e 24-të, kur ish-futbollisti i Partizanit e shfrytëzoi si duhet asistin në zonë. Ky gol vjen pas asistimit që dha në javën e kaluar.

Rrapaj qëndronte jashtë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, deri më 10 prill. Kjo është edhe ndeshja e parë si titullar pas rikthimit nga dëmtimi.

Goli i Arinaldo Rrapajt: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL