VIDEO/ Aleksi fut Deden në mes të turmës, lojtarët e Egnatias “fluturojnë” trajnerin që i shpalli kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 21:23

VIDEO/ Aleksi fut Deden në mes të turmës, lojtarët e Egnatias “fluturojnë” trajnerin që i shpalli kampion

Egnatia u shpall sot kampione në Superiore, pasi mposhti Dinamon dhe vulosi një mbyllje sezoni perfekte në “Final Four”.

bandicam 2026-05-31 20-59-43-929

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit Xhaja në Elbasan në ndeshjen e fundit nisi festën e merituar të rrogozhinasve. Trajneri Dede menjëherë u përqafua me atë që ishte bashkëpunëtori i ngushtë i tij, drejtori Zenelaj.

Më pas, lojtarët u mblodhën në fushë dhe nisën të kërcenin. Skenës iu bashkua edhe Aleksi i cili mori trajnerin Dede dhe e shtyu në mes të turmës ku lojtarët kapën trajnerin që po festonte me ta dhe e fluturuan në ajër.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL