VIDEO/ Akuzon gjyqtarin Hamiti, klubi i Superiores bën moviolën: Shtatë episode, ndikim i drejtpërdrejt në rezultat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2026 | 22:20

VIDEO/ Akuzon gjyqtarin Hamiti, klubi i Superiores bën moviolën: Shtatë episode, ndikim i drejtpërdrejt në rezultat

Bylisi u mposht nga Teuta me rezultatin 2-1 në stadiumin “Niko Dovana”. Trajneri Mirel Josa shpërtheu me akuza të rënda ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti, ndërsa klubi po ashtu ka reaguar sot duke bërë moviolën.

hamiti

Sipas Bylisit janë shtatë episode, që ndikuan në rezultatin përfundimtar.

POSTIMI I BYLISIT

Disa nga episodet më flagrante të ndeshjes me Teutën!

Gjatë ndeshjes kundër Teutës, u shënuan disa vendime arbitrale të pashpjegueshme që ndikuan drejtpërdrejt në lojë dhe në rezultatin përfundimtar.

Më poshtë paraqesim 7 episode konkrete, me minutazh të saktë dhe përshkrim të detajuar:

0:53 – Vieira

Rasti 1 (Minuta 1)

Toli ndërhyn me intensitet të lartë dhe lojë të rrezikshme ndaj Pedros, duke e dëmtuar në gju. Mungon kartoni i verdhë; ndërhyrja është në kufijtë e kartonit të kuq.

3:58 – Marku

Rasti 2 (Minuta 3:57)

Rasti i goditjes nga këndi, nga e cila shënohet goli i barazimit nga Teuta. Vendimi paraprak mbetet i diskutueshëm dhe ndikon drejtpërdrejt në rezultat.

14:19 – Sulovari

Rasti 3 (Minuta 14)

Nuk akordohet faull për një ndërhyrje të qartë nga prapa ndaj lojtarit tonë.

20:49 – Marku

Rasti 4 (Minuta 20:49)

Ndërhyrje pa top, me taka lart nga Kotobelli. Rast i pastër për karton të verdhë, por pa asnjë ndëshkim (rasti i parë).

37:10 – Adeduro

Rasti 5 (Minuta 37:10)

Faull taktik nga ana e Kotobellit. Pamjet janë të qarta për karton të verdhë, por arbitri nuk reagon.

48:19 – Fokam

Rasti 6 (Minuta 48:19)

Ndërhyrje e rëndë, e dënueshme me karton të kuq. Nuk jepet as karton i verdhë dhe as faull. Sërish Kotobelli mbetet pa ndëshkim.

53:41 – Marku

Rasti 7 (Minuta 53:41)

Faulli nga i cili vjen goli i dytë i Teutës. Nga pamjet duket qartë se nuk ka asnjë kontakt; vendim i gabuar që ndikon drejtpërdrejt rezultatin.

PANORAMASPORT.AL