VËZHGIMI/ Elbasani, shtatë lojtarë janë të mijëvjeçarit. Verdheblutë synojnë të bëjnë një ekip jetëgjatë për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2025 | 11:13

VËZHGIMI/ Elbasani, shtatë lojtarë janë të mijëvjeçarit. Verdheblutë synojnë të bëjnë një ekip jetëgjatë për Superioren

Elbasani ende po vonon të afrojë lojtarë në merkato, edhe pse emrat që janë lakuar gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar.elbasani

Kuptohet që synimi i drejtuesve elbasanas është që të krijojnë një miks mes eksperiencës dhe të rinjve, për të formuar një skuadër që të rivalizojë denjësisht në elitën e futbollit shqiptar. Deri diku drejtuesit janë munduar që të krijojnë një bazë të atyre që mund të cilësohen si të rinj dhe që edicionin e kaluar kanë pasur minutat e tyre në dispozicion. “Panorama Sport” i ka bërë një skaner grupit të të rinjve ose siç mund të cilësohen ndryshe edhe si lojtarët e mijëvjeçarit të ri.

LOJTARËT E MIJËVJEÇARIT – Të lindurit e vitit 2000 e më tej konsiderohen ndryshe edhe si lojtarët e mijëvjeçarit të ri. Me pak fjalë, ata janë që po i japin tonin futbollit, sepse praktikisht tani ndodhen në kulmin e moshës së tyre dhe që nga të gjitha klubet pritet shumë. E njëjta situatë është edhe tek Elbasani, edhe pse për hir të së vërtetës nuk është se i kanë me shumicë, duke mos i besuar shumë atyre që konsiderohen si më të rinj. Bëhet fjalë për plot shtatë lojtarë të lindur pas viteve 2000 që kanë qenë protagonist me elbasanasit këtë sezon dhe kanë pasur jo pak përgjegjësi në këmbët e tyre. Ai që ka dhënë më shumë kontribut dhe që njëkohësisht është më i vjetri nga lojtarët e këtij mijëvjeçari është sulmuesi Blaise Tsague.

Sulmuesi afrikan ka mbajtur peshën në fazën ofensive dhe e mbylli sezonin me gjashtë rrjeta të realizuara. Pas tij vjen mbrojtësi i djathtë Bledar Lila, i cili gjithashtu ka mbajtur një peshë jo të vogël në ekip, duke qenë një nga titullarët më të rregullt në kampin verdheblu. Këtyre lojtarëve u shtohet edhe Xhoel, Ibrahima Dialo, Klevis Kasa dhe Klevi Totoshi, të cilët janë të vetmit në ekip që janë të lindurit e mijëvjeçarit të ri dhe praktikisht më të rinjtë në skuadrën e tyre.

Edhe pse nuk pati minuta në kampionat, por në kupë, verdheblutë aktivizuan edhe një 16-vjeçar. Bëhet fjalë për Armir Boriçin, i vitlindjes 2008 dhe që shihet si një ndër talentet në këtë klub. Sakaq, listës së lojtarëve të mijëvjeçarit të ri i shtohen edhe të tjerë lojtarë, por që nuk patën shansin të japin kontributin e tyre në ekipin e parë, përveç grumbullimit dhe ndonjë minute sporadike. Sakaq, ai që ka lindur vetëm pak orë para mijëvjeçarit të ri është sulmuesi Arsen Lleshi, i datëlindjes 30 dhjetor 1999.JVLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL