Vetëm Partizani dhe Laçi pa trajner, ish-lojtari i Kombëtares del në skenë
Amarildo Zela është emri që pritet të shfaqet sërish në futbollin shqiptar. Ish-futbollisti i Kombëtares mund të rikthehet si trajner.

Për 53-vjeçarin ka interes në Shqipëri, pasi u pajis me licencën UEFA Pro. Aktualisht është trajneri i Union Lembach në Austri.
Në Shqipëri luante vetëm me Partizanin dhe Tiranën. Aventurat jashtë vendit ndërkohë për Zelën ishin në Austri, Kroaci dhe Izrael. Si trajner ndërkohë e ka fokusuar karrierën vetëm në Austri, që prej vitit 2009. Aty ku ka provuar edhe eksperiencën e drejtorit sportiv.
Kujtojmë se nga klubet e elitës së futbollit shqiptar janë pa trajner zyrtarisht vetëm Partizani dhe Laçi. Orges Shehi është larguar nga Tirana, por akoma mungon njoftimi përfundimtar. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës për Zelën.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













