Vetëm 3 fitore në 14 takimet e fundit me Teutën, Tirana në Durrës ka edhe fatin kundër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 22:59

Vetëm 3 fitore në 14 takimet e fundit me Teutën, Tirana në Durrës ka edhe fatin kundër

Tirana në Durrës kanë fatin kundër. Bardheblutë, prej shumë vitesh nuk fitojnë në Durrës. Nga fitorja e fundit e Tiranës në Durrës, në aksin kryeqytet-bregdet janë luajtur 14 takime për Kategorinë Superiore. Skuadra e Shkëmbit nuk shijon tri pikë në “Niko Dovana”, prej 2 marsit 2022.

Featured-Image-of-Niko-Dovana-stadium

Pak a shumë rreth 3 vite pa mundur Teutën në shtëpinë e saj. Durrsakët gjithmonë u kanë hapur punë bardhebluve.

Në pesë raste ka fituar Teuta, gjashtë ndeshje janë mbyllur barazim, ndërsa vetëm tri herë ka triumfuar Tirana. Për statistikë në ndeshjen e fundit mes Tiranës dhe Teutës të luajtur në “Arena Kombëtare” në 9 dhjetor 2024, ekipi kryeqytetas regjistroi barazimin e 12-të të këtij sezoni, në vetëm 17 ndeshje të luajtura.

PANORAMASPORT.AL