U rikthye te goli, Bakajoko me objektiv të qartë tek Egnatia: Jemi afër Vllaznisë, të fitojmë çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 18:38

U rikthye te goli, Bakajoko me objektiv të qartë tek Egnatia: Jemi afër Vllaznisë, të fitojmë çdo ndeshje

Sulmuesi Sumaila Bakajoko u rikthye te golit me dopietë të vlefshme për Superioren. Egnatia ndërkohë fitoi me rezultatin 5-1 ndaj Bylisit, ndërsa Bakajoko tha fjalën e tij pas ndeshjes.

bandicam 2025-11-22 18-35-15-825

“E prita sepse na është dashur fitorja dhe kjo vazhdimësi. Është mentaliteti, do vazhdojë dhe do e shohim në të ardhmen.

Është shumë e rëndësishme vazhdimësia. Jemi aty afër me Vllazninë dhe duhet ta fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh Bakajoko për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL