U dëmtua në ndeshjen e Europës, sulmuesi i Partizanit kryen me sukses ndërhyrjen kirugjikale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2025 | 13:47

U dëmtua në ndeshjen e Europës, sulmuesi i Partizanit kryen me sukses ndërhyrjen kirugjikale

Albers Keko qëndron jashtë fushës së blertë nga data 10 korrik. Fatkeqësisht për të, Keko pësoi një dëmtim të rëndë në Talin. Për këtë duhet të largohej nga fusha e blertë në pjesën e parë.kekoKa kaluar një muaj dhe Keko i është nënshtruar sot ndërhyrjes kirurgjikale. Për të do të vazhdojë periudha më e vështirë. Ajo e rikuperimit, që pritet të zgjasë disa muaj. Sulmuesi 23-vjeçar ishte një investim i Partizanit, pasi spikati me Korabin në Kategorinë e Parë.

Të kuqtë e afruan pikërisht dy vite më parë. Së fundmi po merrte më tepër minuta duke u aktivizuar vazhdimisht si titullar. Kontrata e tij pëfundon në fundin e këtij sezoni. Akoma nuk dihet nëse do të vijë rinovimi me kryeqytetasit. Më parë, Kekon e kërkonte Ilir Daja te Ballkani. Në 69 ndeshje ku ka fituar minuta me Partizanin ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 3 të tjerë.

PANORAMASPORT.AL