U bë i njohur nga Partizani, Kampioni i Botës me Italinë nuk heq dorë nga futbollisti dhe i ofron rinovimin
E ardhmja e sulmuesit italo-ganez Kaleb Ekuban, do të jetë përsëri në Serinë A me Xhenoan, sipas asaj që parashikojnë në Itali pas ofertës së fundit që i ka bërë klubi.

Ekuban ka mbyllur sezonin n me vetëm 4 gola të shënuar dhe tashmë është në javët e fundit të kontratës që e lidh me Xhenoan. Por Daniele De Rosi i cili drejton ekipin, ka bërë të qartë se kërkon shërbimet e tij, duke e cilësuar një element që mund t’i bëjë punë edhe në edicionin e ardhshëm e jo vetëm.
Futbollistit 32-vjeçar i është ofruar mundësia e rinovimit deri në vitin 2028, pasi cilësohet si një element me shumë eksperiencë që mund të ndihmojë të rinjtë, përtej kontributi të tij në fushën e lojës. Pritet një përgjigje pozitive nga lojtari, i cili do të kishte mundësinë që të mbetej protagonist në futbollin e rëndësishëm, pavarësisht moshës dhe problemeve fizike që e kanë shoqëruar në vitet e fundit.
Duhet kujtuar se Ekuban mori famë në vitin e tij te Partizani, në të cilin i huazuar nga Kievo, ai shënoi 17 gola në Superiore gjatë edicionit 2016-2017. Këto paraqitje të tij me të kuqtë i mundësuan më pas atij një transferim te Lids në Angli nga ku nisi edhe aventura në futbollin e rëndësishëm e cila po kulmon tashmë në vitet me Xhenoan.
PANORAMASPORT.AL













