U afruan te Partizani në moment kritik, Gega publikon foton me drejtorin Haxhia: Nëse ndjek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2025 | 16:52

U afruan te Partizani në moment kritik, Gega publikon foton me drejtorin Haxhia: Nëse ndjek…

Skënder Gega u afrua te Partizani në moment kritik, pas një humbje që “demat” morën në derbin me Dinamon. Dhe pse dështoi më pas në Kupë, arriti objektivin për të qenë pjesë e Final Four.

bandicam 2025-04-28 16-39-12-648

Festa ishte e madhe për kryeqytetasit, që mposhtën Elbasanin(2-0) në Tiranë. Trajneri Gega ka vendosur sot të publikojë një foto me drejtorin teknik të Partizanit, Sokol Haxhia.

“Nëse ndjek rrugën e duhur, do të arrish në destinacionin tënd”, shkruan Gega.

Tashmë Partizani ka të sigurt pjesëmarrjen në Europë për sezonin e ardhshëm. Nesër ndërkohë do të mësojë kundërshtarin e gjysmëfinales në Final Four.

Screenshot 2025-04-28 163927

PANORAMASPORT.AL