U afrua me bujë, futbollisti i Tiranës pranon vendimin e bardhebluve
Ziad Ouled ka pranuar vendimin e klubit Tirana për të ndryshuar statusin e tij në skuadër. Lojtari dje u aktivizua me ekipin B të Tiranës në sfidën ndaj Vllaznisë B, e cila përfundoi 3-0 në favor të shkodranëve.

Ky takim shërbeu si një moment reflektimi për Ouled, i cili po përballet me vendimet e klubit lidhur me minutazhin dhe rolin e tij në skuadrën kryesore.
Megjithatë, pjesëmarrja në ekipin B tregon se lojtari është i gatshëm të punojë dhe të ruajë formën, duke u përgatitur për mundësi të reja në të ardhmen. Klubi Tirana nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi vendimin, por duket se Ouled ka pranuar situatën, duke treguar qetësi dhe përkushtim në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës së tij.
PANORAMASPORT.AL













