Tre tifozë kuqeblu dhe para me “thasë”, ja pikantet e ndeshjes së Vllaznisë në Europë

-Tre tifozëve të Vllaznisë që nuk e braktisën ekipin në Riga dhe nuk i lanë të gjitha karriget bosh. Janë vetëm 3, por janë 3 lojtarët më të mirë të Vllaznisë në këtë pjesë të parë. Një pjesë e vogël e përkrahësve ishte në tribunën qendrore.
-Vllaznia ia ka dalë të kalojë përsëri një tur në kompeticionet europiane pas 4 vitesh, me kuqeblutë, të cilët për herë të fundit e kishin arritur këtë në sezonin 2021-2022. Shkodranët kaluan Daugavpils të Letonisë me një përmbysje të rëndësishme në transfertë, ku fituan me shifrat 4-2, pasi e kishin parë veten në një moment edhe në disavantazh gjatë takimit. Ndaj festa e ekipit në fund të duelit ka qenë e ligjshme. Lojtarët festuan para tribunës së tifozëve ku ishin disa mbështetës shkodranë që kishin ardhur për të ndjekur ndeshjen. Më pas ata morën përshëndetjet edhe nga tribuna kryesore, ku ishte delegacioni që kishte shoqëruar skuadrën në këtë transfertë të largët.
-Vllaznia sapo ka arkëtuar 175 mijë euro për kalimin e turit të parë kualifikues. Para të cilat u shtohen edhe 150 mijë eurove të pjesëmarrjes në Conference League.
PANORAMASPORT.AL













