Tre miqësore dhe fazë përgatitore në Ohër, Partizani “ndez motorët” në prag të aventurës Europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2025 | 22:23

Tre miqësore dhe fazë përgatitore në Ohër, Partizani “ndez motorët” në prag të aventurës Europiane

Më datë 17 qershor gjithashtu Partizani do të njohë kundërshtarin e parë të Conference League. Në prag të këtij shorti, klubi i kuq ka nisur fazën përgatitore në Ohër. Skuadra e Skënder Gëgës, do të stërvitet në vendin fqinj për dy javë, ku pasi të përfundojë stërvitjen do të zhvillojë tre miqësore. 

506957781_1159048562931128_2829726728308457750_n (1)

Më datë 20 qershor do të përballen me Ballkanin, më 24 qershor ndaj Rabotnickin dhe më 28 qershor me Dinamon. Lajmi është konfirmuar nga vetë Partizani, nëpërmjet faqes zyrtare:  

NJOFTIMI I KLUBIT: 

EKIPI NIS TË HËNËN FAZËN PËRGATITORE NË OHËR 

Të hënën ekipi udhëton drejt Ohrit për të vijuar përgatitjet. 

Për dy javë skuadra do të zhvillojë fazën përgatitore në vendin fqinj në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionin evropian të Ligës së Konferencës. 

Përgjatë qëndrimit në Ohër ekipi do të luajë edhe 3 ndeshje miqësore 

FC Ballkani – FK Partizani 20.06.2025 

FK Rabotnicki – FK Partizani 24.06.2025 

FC Dinamo City – FK Partizani 28.06.2025 

PANORAMASPORT.AL