Tre lojtarë jashtë, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2025 | 9:29

Tre lojtarë jashtë, ja formacioni i mundshëm i Vllaznisë

Vllaznia do presë sot orën 17:30 ekipin e Elbasanit në kuadër të javës së 26-të të Superiores.VLLAZNIAShkodranët që po kalojnë një moment të mirë forme duan ta vijojnë këtë ecuri, ndaj një Elbasani që ka shfaqur luhatje të mëdha gjatë këtij edicioni të Superiores. Por, dilemat e formacionit për këtë sfidë duket se janë të mëdha për trajnerin Brdariç. Me trajnerin gjerman që duhet të bëjë llogaritë me mungesat e dy titullarëve si Jago dhe Bajrami.

E po ashtu edhe një mungesë si Kahrimanoviç, që pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Kështu në portë nuk ka dyshime dhe do jetë titullar Jukaj. Në mbrojtje nga e djathta do jetë Gurishta e ndërsa në të majtë rikthehet Çoba. Dyshja e qendërmbrojtjes pritet të formohet nga Stojanoviç dhe Repaj, megjithëse Brdariç ka bërë prova në prapavijë edhe me Krymin. Megjithatë nëse Krymi do pozicionohet në qendër të mbrojtjes, vendin e tij në mesfushë pritet ta marrë Mala.

Ku së bashku me Salen dhe Qaton pritet të formojnë treshen e mesit të fushë. Dhe nëse prizrenasi do jetë më i tërhequr, vendin e tij në krahun e djathtë të sulmit pritet ta zërë Gruda. Me Balajn në majë të repartit ofensiv dhe Dodajn majtas që kompletojnë formacionin kuqeblu.VLL

PANORAMASPORT.AL