Trajneri Tetova do të mbajë dy kampionë te Egnatia, arrihet akordi mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2025 | 9:05

Trajneri Tetova do të mbajë dy kampionë te Egnatia, arrihet akordi mes palëve

Sa i përket Albano Aleksit dhe Edison Ndrecës, klubi dëshiron t’i mbajë të dy në ekip dhe duket se paraprakisht është gjetur një dakordësi mes palëve.

egnatia

Sigurisht, me terma financiarë më të mirë. Megjithatë, për aq kohë sa nuk është hedhur e zeza në të bardhë, asgjë nuk mund të thuhet me siguri. Ajo që dihet është se Tetova i ka në plane pjesën më të madhe të atyre që mbyllën sezonin me Egnatian dhe fituan titullin, por mbetet për t’u parë marrëveshja që do të arrijnë me klubin.

Sakaq, klubi vijon të mendojë për afrimet dhe sulmi ka vëmendjen kryesore. Para disa ditësh ata kanë mbyllur transferimin e sulmuesit të Dritës, Kastriot Selmani. Mes palëve ka pasur kontakte të vazhdueshme javët e fundit dhe 25-vjeçari shihet si një element që pritet t’i bëjë shumë punë ekipit të drejtuar nga Edlir Tetova. Bëhet fjalë për një lojtar që luan në krahët e sulmit dhe njihet për cilësitë e tij shpërthyese.

V.MEMA-PANORAMASPORT.AL