Trajneri Kërnaja konfirmon tri mungesa te Partizani, Qirko mesazh për Maksutin: Nuk i druhem sepse…
Partizani është përpara ndeshjes me Flamurtarin. Ky takim është rezervuar për javën e 16-të të Superiores, pikërisht prej orës 16:30 te stadiumi “Arena e Demave”.

Ishte trajneri Oltijon Kërnaja, që mori fjalën i pari në konferencë për shtyp.
Si mendoni ta përballoni ndeshjen me Flamurtarin?
Flamurtari është një ekip për t’u vlerësuar. Sigurisht ka bërë mirë në këto javët e fundit, pavarësisht ndeshjes së fundit me Dinamon. Eshtë një ndeshje e vështirë, por besoj që çunat të gjithë në fushë do të japin maksimumin dhe do ta përballojmë me sukses.
Cilët janë lojtarët e dëmtuar?
Lojtarë të dëmtuar siç dihet tashmë përveç Prekës që vazhdon të jetë dëmtuar, i është bashkuar edhe Arafat i cili u dëmtua në ndeshjen me Tiranën. Për shkak kartonash mungon edhe Ismaili.

Po ashtu pas Kërnaja foli edhe portieri Qirko, i cili nuk pëson gol prej tri ndeshjesh. Gardiani i Partizanit u pyet për Maksutin e Flamurtarit.
I druheni Maksutit?
Mendoj se ndeshjet gjithmonë janë të vështira. Besoj se Shqipëria ka sulmues të mirë. Sulmuesi Maksuti është lojtar i mirë, por nuk i druhem, sepse jam shumë i lumtur edhe me pjesën difensive të ekipit, me mbrojtësit. Kemi bërë shumë ndeshje dhe kemi treguar që jemi solid. Mendoj se këtë ndeshje nuk kemi euforinë e ndeshjes derbi,të jemi me këmbë në tokë dhe besoj se çdo gjë funksionon.

PANORAMASPORT.AL













