Trajneri italian ndryshon historinë pas shkarkimit në Shqipëri: Isha unë që vendosa të largohesha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2025 | 19:28

Trajneri italian ndryshon historinë pas shkarkimit në Shqipëri: Isha unë që vendosa të largohesha

Andrea Agostineli e ka shprehur vazhdimisht që do të kishte dashur të drejtonte Flamurtarin në Kategorinë Superiore sa herë që flet për mediat shqiptare. Por në Itali, rrëfimi i tij është krejtësisht i ndryshëm.

agostineli

Dhe kështu ka qenë edhe teksa ka folur për “Gazzetta Dello Sport”, kur është pyetur për shkarkimin nga drejtimi i Flamurtarit dy javë para fundit të sezonit të kaluar, ku vlonjatët siguruan ngjitjen në elitë.

“U ngjitëm pas pesë vitesh. Sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë. Por pastaj vendosa të largohesha për mosmarrëveshje në programimin me klubin”, ishte rrëfimi i Agostinelit për gazetën italiane. Një ndryshim i dukshëm i asaj që ndodhi në të vërtetë, pasi ai u hoq nga drejtimi i vlonjatëve në javët e fundit të sezonit dhe nuk ishte në pankinë në ndeshjet që vulosën kthimin në elitë.

Tekniku ka bërë të ditur gjithsesi se është ende ne pritje të një ofertë të re, pasi ka deklaruar se mbetet i uritur për të dhënë kontributin e tij në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL