Postuar: Shkurt 14, 2025 | 22:33
Trajneri i ri i Bylisit, Mezani me skemë tjetër në debutim
Bylisi pritet që të ndryshojë skemë, për më tepër me trajnerin e ri, që edhe pse ka vetëm pak ditë në krye të mallakastriotëve, e njeh ambientin e Superiores mirë, por edhe Bylisin, për më tepër që ka edhe idetë e veta, për të gjetur mënyrën dhe ta shpëtojë ekipin.

Pritet që të ketë lëvizje në prapavijë ku po pësohen gola, ndërsa alternativat nuk mungojnë, ashtu edhe në sulm, ku organikës i janë shtuar edhe Diallo e Akibu si dhe nigeriani Ibrahim. Berko e Gjata mund të ulen në stol, por kjo mbetet për t’u parë, pasi dy sulmuesit kryesorë të Bylisit këtë sezon, kanë disa javë që nuk shkojnë tek goli.
PANORAMASPORT.AL













