Trajneri Gega kritik, për 11-shen priten zgjedhje të reja/ Si mund të rreshtohet Partizani ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2025 | 21:43

Trajneri Gega kritik, për 11-shen priten zgjedhje të reja/ Si mund të rreshtohet Partizani ndaj Egnatias

Partizani hedh sytë te ndeshja e radhës, ajo kundër Egnatias të shtunën në orën 15:30 në stadiumin “Arena e Demave”. Të kuqtë duhet të mbledhin forcat dhe të bëjnë maksimumin në një ndeshje tejet të vështirë, ku qëllimi është fitorja, pasi tashmë Elbasani është vetëm një pikë larg.

Foto/ F. Hazisllari

Foto/ F. Hazisllari

Lajmi i mirë për trajnerin Gega është rikthimi i mbrojtësit Altin Bytyçi, i cili shleu pezullimin e katër kartonëve të verdhë në derbi dhe tashmë mund të luajë. Sakaq, edhe Atanaskoski pritet të jetë sërish i gatshëm. Mbrojtësi ishte në stol në ndeshjen me Tiranën, por duket se stafi nuk ka vlerësuar për të luajtur as si zëvendësues.

Me ardhjen e Gegës, për arsye të ndryshme maqedonasi ka luajtur shumë pak. Dyshime ka edhe për Anteo Osmanllarin, i cili në fund të pjesës së parë të derbit pati një problem muskulor dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrijë të jetë gati.

RRESHTIMI – Sa i përket formacionit, trajneri Gega ende nuk i ka qartësuar idetë, pasi dje ka qenë vetëm stërvitja e parë pas derbit. Trajneri është përqendruar më së shumti në analizimin e derbit dhe në gjërat që u bënë keq në atë ndeshje.

Trajneri ka qenë dukshëm i zhgënjyer pas ndeshjes, ku nuk u shfaq as në intervistën për mediat që e prisnin pas prononcimit për “RTSH”. Nisur nga kritikat dhe rezervat që 61-vjeçari ka, edhe formacioni mund të ketë ndryshime, nga mbrojtja e deri në sulm.

PARTIZANI

PANORAMASPORT.AL