Toli: Gati për Egnatian, Teuta i mund kampionët
Mesfushori i Teutës, Ardit Toli, mbetet një nga pikat kyçe të skuadrës durrsake në prag të sfidës së radhës ndaj Egnatias.

Me qetësinë, eksperiencën dhe balancën që i jep repartit të mesfushës, Toli është një element i rëndësishëm në lojën e Teutës, duke kombinuar mirë aspektin mbrojtës me atë organizativ. Para ndeshjes së sotme, ai ndan mendimet dhe pritshmëritë e tij për këtë përballje të rëndësishme.
Ardit, si është gjendja e ekipit para ndeshjes ndaj Egnatias?
Ekipi është në gjendje shumë të mirë, si fizikisht ashtu edhe mentalisht. Kemi punuar fort gjatë javës dhe jemi të përqendruar maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv.
Çfarë ndeshjeje pret ndaj Egnatias?
Presim një ndeshje të vështirë. Egnatia është një skuadër e organizuar mirë dhe me cilësi, por ne kemi besim te loja jonë dhe do të japim maksimumin në fushë.
Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat e ekipit?
Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Kjo përballje ka peshë të madhe për vazhdimësinë dhe për pozicionin tonë në renditje, ndaj do të luftojmë për çdo top
Në aspektin personal, si e vlerëson formën tënde aktuale?
Ndihem mirë dhe po mundohem të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem. Gjithmonë ka vend për përmirësim, por jam i kënaqur me atë që po jap në fushë.
Çfarë mesazhi ke për tifozët para kësaj sfide?
I falënderojmë për mbështetjen e vazhdueshme. Prania dhe përkrahja e tyre na jep forcë shtesë. Premtojmë se do të luftojmë deri në fund për t’i bërë krenarë.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL













