“Tolerimet tregojnë këtë që ka ndodhur”, Ledio Pano: Partizani në rënie totale, ndaj Bylisit nuk dhanë maksimumin
Specialisti i futbollit, Ledio Pano, analizoi situatën aktuale në elitën e futbollit shqiptar. I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, Pano ndër të tjera deklaroi:

“Për Partizanin ishte një ndeshje e vështirë në një fushë të vështirë. Sigurisht, Bylisi ka qenë një mace e zezë për Partizanin, i ka marrë 3 fitore, madje edhe brenda. Partizani që nga janari e këtij është në një rënie totale. Tjetër gjë japin futbollistët në një ndeshje ndaj Egnatias dhe tjetër ndaj Bylisit në Ballsh, pra nuk dhanë maksimumin. Besoj ka oshilacionet e veta.
Tolerimet tregojnë këtë që ka ndodhur. Ndryshimet, uljet dhe ngritjet të Egnatias në ndeshjet e fundit ndoshta kanë ardhur ngaqe duan të rikuperojnë edhe lojtarët e dëmtuar, edhe për Final 4 të jenë në 100 %. Ndryshime ka pësuar edhe Dinamo, ishte një ekip pretendent së bashku me Egnatian, për të fituar kampionatin. Në 11 javët e fundit Elbasani ka marrë më shumë pikë nga të gjithë. Partizani ka bërë një ndryshim rrënjësor për keq, në 10 javët e fundit ka marrë 10 pikë.
Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia ka pasur oshilacionet e tyre, duke siguruar Final 4, e kanë pasur mendjen për të rikuperuar lojtarët e tyre dhe për të treguar forcën në ndeshje të caktuar. Këtë oshilacione kanë bërë të mundur që ekipet e para mos marrin pikët e plota dhe ekipet për mbijetesë të luftojnë më fortë”, u shpreh Pano.
PANORAMASPORT.AL













