Tirana në shifra/ Tabeku “mbreti”, Rafael “dirigjenti”! Ja lojtarët që ranë në sy këtë sezon te bardheblutë
Sezoni i fundit i Tiranës ka qenë i mbushur me ulje-ngritje, por statistikat individuale tregojnë qartë se skuadra ka pasur disa pika referimi të rëndësishme. Të dhënat e “Sofascore” nxjerrin në pah emra si Serzh Tabeku, Rafael Freitas, Angelo Tafas, futbollistë që kanë udhëhequr ekipin në repartet respektive.

MË I MIRI – Portieri Angelo Tafas rezulton lojtari me vlerësimin mesatar më të lartë në skuadër, një tregues që refl ekton qëndrueshmërinë e tij gjatë sezonit. Gardiani bardheblu ka qenë një nga pikat më të forta të ekipit, duke mbajtur shpesh Tiranën në lojë në momentet më të vështira.
SULMI – Në repartin ofensiv nuk ka diskutime për liderin. Serge Tabeku ka qenë futbollisti më vendimtar i bardhebluve. Kamerunasi kryeson listën e golashënuesve me 9 realizime, gati dyfi sh më shumë se ndjekësi më i afërt, Redon Xhixha, që numëron 5 gola. Përveç fi nalizimit, Tabeku ka qenë edhe krijues rastesh, duke regjistruar 3 asiste dhe duke u renditur mes lojtarëve më produktivë në skuadër. Rëndësia e tij refl ektohet edhe te statistikat e avancuara.
Ai është lojtari me më shumë goditje për ndeshje (1.5), me më shumë goditje në portë (0.6), me më shumë pasime kyçe (0.9) dhe me më shumë driblime të suksesshme (2.9 për ndeshje). Praktikisht, pothuajse çdo aksion i rrezikshëm i Tiranës kalon nga këmbët e tij. Një tjetër element që tregon efi kasitetin e Tabeku është frekuenca e golit. Sulmuesi shënon mesatarisht një gol çdo 334 minuta, shifra më e mirë në skuadër. Pas tij renditen Oluabori Falaje me një gol çdo 480 minuta dhe Rafael Freitas me një gol çdo 711 minuta.
NË MESFUSHË – Rafael është lojtari që ka mbajtur peshën kryesore të organizimit. Braziliani rezulton futbollisti me numrin më të madh të pasimeve të sakta për ndeshje, 33.7, me një saktësi prej 85%. Ai renditet gjithashtu ndër më të mirët për pasimet kyçe dhe topat e gjatë të saktë, duke qenë pika lidhëse mes mbrojtjes dhe sulmit. Freitas ka treguar edhe qetësi para portës. Ai është ekzekutuesi më i mirë i penalltive në skuadër, duke realizuar 3 gola nga 3 tentativa. Pas tij vijnë Tsotne Patsatsia me 2 gola nga pika e bardhë dhe Redon Xhixha me 1.
ASISTET – Në aspektin e asistimeve, lider është Fredi Alvarez me 5 pasime për gol. Mesfushori ka qenë lojtari më kreativ i skuadrës, duke krijuar vazhdimisht raste për shokët e ekipit. Pas tij renditen Tabekou me 3 asiste dhe Xhixha me 2. Në repartin mbrojtës, Kleandro Lleshi dhe Luçiano Vera kanë qenë fi gurat më konstante. Lleshi kryeson ekipin për ndërhyrje mbrojtëse me 2.9 për ndeshje, ndërsa është gjithashtu lojtari me më shumë topa të gjatë të saktë, 3.3 për takim.
Vera renditet menjëherë pas tij me 2.6 ndërhyrje dhe 2.7 topa të gjatë të saktë për ndeshje. Statistikat tregojnë se mbrojtësit kanë pasur rol të rëndësishëm edhe në ndërtimin e lojës. Lleshi regjistron 27 pasime të sakta për ndeshje me 84% saktësi, ndërsa Vera 24.2 pasime me 74% saktësi.

KARTONËT – Një aspekt më pak pozitiv për bardheblutë është disiplina. Serzh Tabeku është lojtari më i ndëshkuar i skuadrës me 7 kartonë të verdhë. Pas tij renditen Luçiano Vera dhe Johan Kortez me nga 6 kartonë secili.
OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL













