Tirana me shqetësime para transfertës në Superiore, tre futbollistë stërviten veçmas te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2025 | 23:06

Tirana me shqetësime para transfertës në Superiore, tre futbollistë stërviten veçmas te bardheblutë

KF Tirana po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të sezonit ndaj Bylisit, por trajneri Vangjel Mile duhet të përballet me disa shqetësime në skuadër.

bandicam 2025-08-16 23-06-07-105

Gjatë seancës stërvitore të fundit në kompleksin “Skënder Halili”, tre lojtarë bardheblu, Meta, Zhunior dhe Abah, nuk morën pjesë në stërvitjen e plotë me grupin. Ata u panë duke vrapuar anash fushës, duke ndjekur një program të diferencuar fizik.

Sipas burimeve pranë klubit, bëhet fjalë për probleme të lehta fizike, të cilat stafi mjekësor po i monitoron me kujdes, me shpresën që lojtarët të rikthehen shpejt në ngarkesë të plotë.

Gjendja e tyre do të jetë një pikë vëmendjeje për stafin teknik, pasi trajneri kërkon të ketë grupin e kompletuar për miqësoren e fundjavës ndaj Burrelit, e cila do të jetë edhe testi gjeneral përpara sfidës zyrtare të javës së ardhshme.

PANORAMASPORT.AL