“Tirana e bëri punën e saj”, Josa nuk është i kënaqur as pas fitores së rëndësishme të Bylisit: Problemi është te vetja jonë
Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, e ka vlerësuar suksesin e sotëm ndaj Teutës si të rëndësishëm, por ka përsëritur se është i pakënaqur me ekipin e tij.

“Nuk kemi qëndruar shumë duke parë fitoren e Tiranës. Ajo fitoi, bëri punën e vet, ne duhej të bënim punën tonë. E bëmë por jo kënaqshëm sot, për mënyrën se si u shprehëm. Unë nuk jam shumë i kënaqur, pavarësisht rezultatit.
Nuk jam i kënaqur se na detyroi Teuta të shkonim në ato pozita, për këtë nuk jam i kënaqur, gjë që duhej të menaxhonim shumë më mirë, sidomos në 20 minutat e fundit të pjesës së parë. U futëm në presion, në momentin që nuk kishim kthimin mbrapa të mesfushorëve në kohën e duhur, Teuta po fitonte topin e dytë dhe na kishte në mbikëqyrje gjatë gjithë kohës. Sicc e patë, ata shpërdoruan raste.
Stoilov kishte një tërheqje të gradës së parë. Është punuar në stërvitje me të gjatë javës dhe nuk mund të fusja Stoilov, nuk mund të rrezikoja. E futëm në atë pjesë të lojës dhe besoj se për ne është një zgjidhje më shumë.
Nëse do të kishim pasur Përndrecën mund të luanim ndryshe, por ai para pak ditësh pësoi një zgjatje të ligamentit anësor të gjurit në stërvitje dhe mendova që edhe të mos lëviz nga momenti që skuadra me Partizanin u shpreh mirë.
E para, në disavantazh në krahasim me të tjerët nuk e shoh veten. Problemi është te vetja jonë, si do shprehemi dhe sa iniciativë do shprehin lojtarët, edhe ne se pjesë e grupit jemi, për t’i dhënë një entuziazëm më të madh për të çuar luftën deri në fund”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













