Teuta rival i preferuar, Partizani shpreson për kthesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2025 | 21:17

Teuta rival i preferuar, Partizani shpreson për kthesën

Partizani ka një kundërshtar të preferuar, që prej rikthimit në Superiore. Nga viti 2013, Teuta rezulton rivali i elitës me të cilin Partizani ka grumbulluar më tepër pikë. Janë 48 ndeshje në total ku të kuqtë kanë fituar 25 prej tyre.

partizani

Me asnjë skuadër tjetër nuk janë numëruar kaq fitore gjatë kësaj periudhe. 13 përballje kanë përfunduar me barazim, ndërsa vetëm 10 janë humbur. Golavarazhi +33 gola tregon po ashtu dominimin e të kuqve. Interesant është fakti se të dyja ekipet nuk janë përballur asnjëherë në Kupë, por vetëm në Superiore gjatë kësaj kohe. Dhe Teuta e ka provuar vetëm njëherë fitoren në 10 sfidat e fundit. Ishte sfidë e marsit të vitit 2024.

NDRYSHIMI- “Djemtë e Detit” u futën në këtë edicion me energji të reja dhe shumë ndryshime. Trajner është Enkeleid Dobi, që pret akoma të regjistrojë fitoren e parë përballë Partizanit. Deri tani ka një humbje dhe barazimin e muajit gusht. Dobi ka bërë mjaft mirë sepse ekipi i tij e ka provuar vetëm njëherë humbjen në dhjetë javë.

Partizani hoqi Milinkoviçin, ndaj të cilit Teuta e Dobit barazoi pa gola. Do të jetë përballja e dytë mes skuadrave, ndërsa Teuta numëron 6 pikë më tepër se të kuqtë dhe rrjedhimisht është më e qetë. Atmosfera në stadiumin “Niko Dovana” pritet të jetë e ndezur, duke marrë parasysh interesin e shtuar nga vendësit. Ky takim disa vite më parë prodhonte spektakël në Durrës me dy tifozerive.

PANORAMASPORT.AL