TENIS/ Karlos Alkaraz, ekip me dhjetë persona për t’u bërë numri një i Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2025 | 18:29

TENIS/ Karlos Alkaraz, ekip me dhjetë persona për t’u bërë numri një i Botës

Shpesh thuhet se një pjesë e suksesit të çdo sportisti varet nga ekipi njerëzor që ka përreth. Në rastin e Karlos Alkarazit, kjo është e vërtetë me shkronja të mëdha.alcaraz-us-open-2025-final-big-smileTenisti spanjoll ka në dispozicion një ekip prej 10 personazh që kujdesen për të 24 orë në ditë, që nga momenti kur zgjohet me ushtrimet e aktivizimit muskulor, deri në çastet para gjumit me ndriçim të ngrohtë dhe të zbehtë. Alkarazi është i vetmi tenist profesionist që ka dyfishuar numrin e anëtarëve në stafin e tij, madje pothuajse e ka trefishuar.

Kampioni i ri i US Open punon me dy trajnerë, Juan Carlos Ferrero dhe Samuel Lopez; dy përgatitës fizikë, Alberto Lledo dhe Alex Sanchez; dy fizioterapistë, Juanjo Moreno dhe Fran Rubio; mjekun personal, Juanjo Lopez; agjentin e tij, Albert Molina; dhe vëllain, Alvaro Alcaraz, që luan rolin e sparring-partnerit. Të gjithë këta anëtarë të ekipit e shoqërojnë me radhë në udhëtimet ndërkombëtare. Nuk mungon as psikologia e tij, Isabel Balaguer.

Karlitos ka edhe një mësuese të anglishtes, një gjuhë universale që po e zotëron gjithnjë e më mirë, duke i hapur dyert në mbarë botën. Gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm ka edhe familja. Në çdo udhëtim të Alkarazi, tashmë është bërë i njohur fytyra e xhaxhait të tij, Tomas Noguera, i cili ulet gjithmonë pranë babait të Karlosit.

Tomas është një biznesmen që ndihmon ku të jetë nevoja, ndërsa ishte përgjegjës për marrjen me qira të shtëpisë së re në Uimbëlldon, më e madhe se ajo e mëparshmja për të akomoduar të gjithë ekipin. Ai ka qenë vazhdimisht pranë tenistit nga Murcia gjatë turit amerikan në fushat e forta.

PANORAMASPORT.AL