TENIS/ E pabesueshme ne “Roland Garros”, Siner “fiket” kur ishte duke fituar dhe eliminohet nga turneu
Janik Siner i ka dhënë lamtumirën në mënyrë të papritur pjesëmarrjes në “Roland Garros”, duke dalë nga turneu pa arritur raundin e tretë, me një eliminim tronditës përballë argjentinasit Huan Manuel Çerundolo.

Italiani dukej në kontroll të plotë të ndeshjes, pasi fitoi lehtësisht dy setet e para 6-3 dhe 6-2, ndërsa po komandonte setin e tretë me shifrat 5-1. Por pikërisht në atë moment ai pati një lloj kolapsi, pasi kërkoi ndërhyrjen e mjekëve, meqë nuk ishte në gjendje as të lëvizte siç duhej, duke humbur plotësisht forcën, ndërsa mendohet se ishte pasojë e vapës.
Ai shkoi në dhomat e zhveshjeve për një pauzë mjekësore, u kthye pas disa minutash në fushë por nuk ishte praktikisht në gjendje të luante edhe pse u mundua në të gjitha mënyrat që të qëndronte në garë.
Çerundolo nuk e fali dhe fitoi 7-5 setin e tretë e më pas 6-1 të dy setet pasardhëse duke marrë një fitore të bujshme 3-2 përballë atij që cilësohet lojtari më i mirë në botë. Kësisoj, pas Alkaraz i cili nuk u paraqit për shkak dëmtimi, “Roland Garros” humb një tjetër yll, duke e bërë të paparashikueshëm përfundimin e turneut në këtë edicion.
PANORAMASPORT.AL













