TENIS/ Alkaraz nuk njeh rivalë, triumf edhe në Tokio ATP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2025 | 12:05

TENIS/ Alkaraz nuk njeh rivalë, triumf edhe në Tokio ATP

Tenisti spanjoll Karlos Alkaraz vazhdon të sh këlqejë në arenën ndërkombëtare. Në finalen e djeshme të turneut ATP 500 në Tokio, ai mposhti amerikanin Tejlor Fritz me dy sete, në shifrat 6-4, 6-4, duke e çuar në tetë numrin e titujve të fituar këtë sezon, viti më i mirë i karrierës së tij deri më tani.

817be190-9b94-11f0-928c-71dbb8619e94

Me këtë sukses, Alkaraz i bashkohet emrave të mëdhenj të tenisit spanjoll si Manolo Orantes (1977), David Ferrer (2007) dhe Rafael Nadal (2010), që gjithashtu kanë fituar këtë turne. Suksesi në Tokio ishte fitorja e 24-të në karrierën profesioniste për Alkarazin, prej të cilëve nëntë janë fituar në fusha të fortë (hard court). Pavarësisht një dëmtimi në kyçin e këmbës së majtë në raundin e parë ndaj Sebastian Baez, spanjolli u rikthye fuqishëm dhe tregoi formën e tij më të mirë.

Që prej humbjes së papritur ndaj David Gofin në raundin e parë të turneut në Majami, Alkaraz ka një bilanc të jashtëzakonshëm prej 52 fitoresh dhe vetëm 3 humbjesh. Në shekullin XXI, vetëm pesë tenistë kanë arritur të fitojnë tetë ose më shumë tituj brenda një sezoni: Roxher Federer, Rafael Nadal, Novak Xhokoviç, Andi Murrej dhe Janik Siner. Tani, Alkaraz bëhet tenisti i gjashtë numër një në botë që fiton në fushat e forta të Tokios.

FINALE E LUFTUAR DHE PLOT INTENSITET Fritz e nisi ndeshjen duke shfrytëzuar shërbimin e fuqishëm, ndërsa Alkaraz i shpëtoi një “break”-u të hershëm në setin e dytë me një goditje të saktë. Gjyqtari Fergus Mërfi i dha Alkarazit një paralajmërim për vonesë në setin e katërt, por tenisti spanjoll nuk e pranoi me lehtësi këtë vendim: “A të duket normale që unë përfundoj një pikë të gjatë pranë rrjetës dhe nuk kam kohë as të marr frymë? E sheh normale apo jo? Ok, ti nuk ke luajtur kurrë tenis në jetë”, iu drejtua ai gjyqtarit. Ashtu sikurse në gjysmëfinalen kundër Kasper Rud, Alkaraz humbi katër mundësi për “break” në setin e parë, por nuk gaboi në të pestën, duke neutralizuar një shërbim të fuqishëm të Fritzit.

PROBLEME FIZIKE PËR AMERIKANIN Pas humbjes së setit të pare, ku kishte luajtur mire, Fritz kërkoi ndihmën e fizioterapistit për shkak të një shqetësimi në kofshën e majtë. Ai u trajtua dhe më pas u fashua, por ritmi dhe lëvizshmëria e tij kishin rënë dukshëm. Në fillim të setit të dytë, amerikani pësoi një tjetër “break”. E kishte të vështirë të përballonte intensitetin e lojës së Alkarazit, i cili e nuhati momentin e dobësisë së kundërshtarit dhe e shtoi presionin. Edhe pse Fritz arriti t.

PANORAMASPORT.AL