Tekniku Kërnaja ndryshon Partizanin, vijon ecuria pa humbje në Superiore
Partizani mori një pikë shumë të rëndësishme në “Elbasan Arena”, duke barazuar me rezultatin 0-0 ndaj Elbasanit që dukshëm ishte favorit, duke parë edhe pozitat në tabelë. Me emërimin e Oltion Kërnajës në krye të stolit, të kuqtë duket se kanë ndryshuar fytyrë dhe këtë e tregojnë rezultatet në fushë.

Në 4 sfidat e fundit, Partizani ka marrë 3 barazime dhe një fitore të çmendur në transfertë ndaj Teutës. Veç ndeshjeve të mira, Partizani ka ditur të reagojë shumë mirë dhe ndaj Teutës e bëri diçka të tillë duke e kthyer rezultatin nga 2-0, në 2-3.
Ndërkohë, barazime ka marrë ndaj Elbasanit ditën e djeshme, ndaj Vllaznisë në shtëpi si edhe ndaj Vorës pak javë më parë. Në javët e ardhshme, të kuqtë do të përballen me Bylisin, Tiranën dhe Flamurtarin, ku Kërnaja kërkon 9 pikë, gjë të cilën e tha në intervistën pas ndeshjes me Elbasanin.
PANORAMASPORT.AL













