Te Tirana besojnë para Dinamos, bardheblutë dhe mrekullia e mundshme në “Air Albania”
Tirana është mundur 2-0 në Kupën e Shqipërisë, por edhe më parë bardheblutë ndaj bluve, kanë qenë shumë pranë mrekullisë. Tirana ka përjetuar momente të paharrueshme në Kupën e Shqipërisë, ku një seri sfidash kundër Dinamos ka treguar se në futboll, mrekullia është gjithmonë e mundur.

Më 3 nëntor 2021, Tirana u mund 2-0 nga Dinamo në “Arena Kombëtare”, një humbje që dukej e pakthyeshme. Por historia nuk përfundoi këtu. Vetëm dy javë më vonë, më 18 nëntor, bardheblutë arritën të rikuperonin në ndeshjen e kthimit. Pas një përballjeje dramatike që shkuan deri te shtesat, Tirana fitoi 2-0 në kohën e rregullt, duke çuar sfidën në penallti.
Në fund, Dinamo triumfoi me 8-7, por mbrëmja tregoi se ekipi i trajnerit Orges Shehi kishte qenë shumë pranë një mrekullie. Kjo histori e bardhebluve kundër bluve na kujton se në futboll, mrekullia është gjithmonë e mundur, dhe se çdo ndeshje, pavarësisht humbjes apo avantazhit të rivalit, mund të shndërrohet në një tregim heroik. Dhe kjo pritet ditën e mërkurë në kryeqytet. Shehi do të aktivizojë të gjithë lojtarët më të mirë, ndërsa do ta provojë kualifikimin. Përsa i përket dëmtimeve, mungojnë vetëm Angelo Tafas dhe Bazilio Ndong, të dy me shqetësime.
PANORAMASPORT.AL













